top of page

Ka ndërruar jetë dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shkodran, Fadil Kraja.


Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare dramaturgu dhe shkrimtari i njohur shkodran, Fadil Kraja.


Mësohet se prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Migjeni me anë të një postimi në rrjete sociale. Fadil Kraja mban nën emrin e tij një sërë veprash ku mes të cilave 23 drama, 3 vëllime poetike, 3 vëllime me tregime dhe 3 romane. Mes dramave mund të përmendim, “Fisheku në Pajë”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbrit”, “Çështja e Blertës”, “Rozafa” e “Flamur në Dasëm”.

Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen më datë 19, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.


Kush ishte Fadil Kraja


Lindi në qytetin e Shkodrës, në vitin 1931, në një familje patriotike e arsimdashëse. Nëna e tij, e njohur si Hajrije hanëmi, qe mësuese e shkollave të para publike në këtë qytet, duke thyer një tabu e duke i hapur rrugë emancipimit femëror.

Fadili shkallë-shkallë përfundoi Universitetin e Tiranës, në degën e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Karrierën e mësuesisë e nisi në fshatrat e rrethinave, për ta vazhduar në gjimnazin e qytetit dhe për ta mbyllur si pedagog i letërsisë së huaj në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës e si shkrimtar në profesion të lirë. Në ndërkohë drejton rrethin e letrarëve të rinj në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”, nis të botojë në shtypin letrar të kohës, më pas vëllime poetike, madje me librin e parë “Kënga ime” fiton në vitin 1954, në Konkursin Kombëtar të 10 vjetorit të çlirimit të Atdheut, çmimin e parë.

Pas këtij vëllimi ka një bum botimesh në poezi e prozë e bash për këtë kontribut zgjidhet, për dy dekada, edhe kryetar i degës së lidhjes së shkrimtarëve e artistëve për Shkodrën. Këto vëllime, me poezi, tregime e romane e shoqërojnë deri në ditët tona.

Kontributi i tij më i spikatur është në dramaturgji. Është autor i më shumë se 50 dramave e komedive të shfaqura në thuajse të gjitha skenat e teatrove në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në diasporë. Mes tyre: Fisheku në pajë, Sinjalet e natës, Shpartallimi, Baca i Gjetajve”, etj., etj., për të kulmuar me dramën “Gjaku i Arbërit”, një skenë të së cilës ne po e përcjellim në këtë faqe.

Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, i cili i ka dhënë titullin e lartë “MJESHTËR I MADH

69 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page