top of page

Ka varrosur vdekjen kafja


Eqerem Canaj

"Kafe me Ty"

filxhanin mbi dy gishta:

kafja zgjon mëngjesin

mëngjesin, dimrin e brishtë...

ka varruar vdekjen kafja:

mjeke,

shkencëtare,

artiste

brenda dheut e shtirë

duket,

kjo kafe e zezë

zianën fshirë

nga kujtesa e të mirëve.

Troket në derë vdekja:

në rrugë,

natyrë...

troket _

troket të hyj

kafen për të pirë

me Ty.

Lodhur gjoranja,

botën ka shëtitë:

ha _

vill

gëlltit...

hajt, pra:

mortjen mos mërzit,

tash sa behur në derë,

fundja, ndërkaq:

shijojme kafen e zezë


Shënim i autorit: Duke bashkëjetuar me pandeminë, jetojmë me vdekjen njëkohësisht, vetëmbrojtja, i vetmi shpëtim.

Vlorë, më 08.02.2021.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page