top of page

KA APO NUK KA ZGJIDHJE


KA APO NUK KA ZGJIDHJE "ÇËSHTJA

KOMBËTARE E ÇAMËRISË"


Lexohet në "fb" dhe jo vetëm, çdo ditë, nga shumë persona, në gjini të ndryshme letrare, ngjarja e turpshme, gjenocidi ortodoks grek, i ndodhur para 79 vitesh, që për Europën demokratike, "Çështja kombëtare e Çamërisë" mbetet jashtë çdo agjende për zgjidhjen e saj.

Hamendje të shumta nga shkrues të ndryshëm. Disa: Zgjidhje nuk ka. Të tjerë: Zgjidhja ka. Kështu vazhdohet e komentohet. Dikush i vetëdijshëm, dikush jo, dikujt i dhemb në shpirt, dikujt hiç fare. Pak rëndësi ka!.

Në këtë problem madhor kombëtar, në këndvështrimin tim, di të them i sigurtë, se zgjidhje ka dhe zgjidhja do të ndodhë. Varet se si nëkuptohet zgjidhja! Për mua, në kushtet e situatave politika aktuale, një mënyrë zgjidhjeje është në veprim. Është gjetur një zgjidhje dhe është bërë efektive. Të tjerat do ti sjellë niveli ekonomik, më pas ai politik. Optimizmat apo pesimizmat nuk kanë vend më, ato i morën me vehte 79 vite, që njëri-pas tjetrit mbuluan dhe zbuluan të vërtetat e kobshme. Zgjidhja nuk ka mbetur më në dëshirat apo jo dëshirat, as në "këllqet" e qeverive, të cilat gjatë 79 viteve kanë bërë çmos për "varrosjen" e problemit. Zgjidhja nuk është, ose nuk mund të jetë më "zgjidhje klasike", por është kaluar në zgjidhje të natyrshme. Kjo do arrihet dalëngadalë e pa ndërprerje nga ata që kuptojnë si veprohet në zgjidhjet e natyrshme, vetvepruese. Nuk ecet më vetëm me "romantikë", as me "trimëri" (kur dihet bilanci i viktimës është minus). Arma më e fortë, në rastin e problemeve për "Zgjidhje të Çështjeve Kombëtare", sidomos kur ato, afro 79 vite kanë ngrirë (janë çafosur), është inteligjenca, Mendja njerëzore: "Vënia në punë e saj".

Nuk është dështim, por është tregues që "vulos" se forca, injoranca, demagogjia dhe propaganda nuk i shërbejnë të vërtetave, as zbatimit të ligjeve kombëtare, ndërkombëtare. Ato u shërbejmë grupimeve njerëzore që veprojmë kundër njerëzimit. Ndërsa zgjidhja e natyrshme është në vartësi të kohës dhe të nivelit të inteligjencës tek të interesuarit.

Është institucioni i "këshillit të të urtëve", ai që zgjidh natyrshëm problemet, jashtë urrejtjeve, konflikteve, luftërave, etj. Tek ne ka munguar dhe mungon. Tek të tjerët jo. Ndryshe. tek ata është tepër aktiv, i fshehur, i padukshëm. Por me ndikim të madh, i fuqishëm në të gjitha institucionet shtetërore, fetare dhe shoqërore. Mungesa e tij tek ne, është niveli i ulët i gjykimit, i drejtuesave të disa institucioneve, të cilët vetvetiu kanë, zhvillim të zilisë, smirës, mendjemadhësisë dhe tepër aktive ndjenjën e karierizmit. Koha kërkon që mendja, urtësia të unifikojnë strategjitë dhe taktikat për të siguruar prioritetet dhe epërsitë ndaj forcës, fizike, materiale, financiare, racore e fetare.

(Ky artikull i kushtohet mbesës time, e cila sot mbush 16 vite. Gjyshi e uron të jetë e lumtur, plotshëndet dhe e suksesëshme)


Londër, më 20/01/2023.

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page