top of page

K U V E N D I


Vladimir Muça

Ishte kënaqësi këtë të shtunë të ulesha "Në prehër të Gjalicës",në eventin poetik që zhvilloi me 6 Nëntor Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kuksianë. Në këto kohë pandemije,ky aktivitet u bë i mundur të organizohet në sajë të përkushtimit të Kryetares të nderuar Vera Istrefaj dhe sekretarit të kësaj vatre kulturore Lulzim Hajdari. Patëm mundësinë të bashkëbisedojmë me krijues nga gjithë trojet shqiptare.Aktiviteti u hap me një ekspozitë të artit pamorë, me prezantimin e tre librave të shkrimtares të nderuar nga Prishtina Flora Brovina dhe me këngë të traditës nga këngëtarë profesionist, duke vazhduar në leximin e poezive. Unë pata nderin të vlrësohesha me Çmimin e Dytë me poezinë: "KUVENDI" e cila u shoqërua me duartrokitje nga miqtë poetë e dashamirësit e pranishëm. Sot kam kënaqësinë që këtë poezi të vlerësuar ta ndaj me ju miq e dashamirës K U V E N D I Ja vendi!... Ku për popullin S'u fol kurrë, Veç manikinë e bufonë ka. Ikona të kaherëshme u vërtiten ballit, Si grindje shenjtorësh Mes Romës e Bizantit.

Asnjë përmendore, Veç varre faraonësh, Mbi piramidën popull Qiell e gropësirë; Fjala grahet me gjuhë teutonësh E egër, pakufi, e ngrirë.

Askush s'u godit në këtë fushbetejë, Mes grindjeve shkelje syri ka, I "shenjtëruar" gjithëkush mbet Mes apokalipseve,iluzionëve të "mëdha". 9 Tetor 2021




29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page