K. P. Traboini: PERIFRAKSO*
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 5
- 1 min read

PERIFRAKSO*
Nga K. P. Traboini
Unë shqiptari që inspiroj për Europën
në mes te Athinës i ndaj athinjotët
me gardhe, beton, tela dhe hekur.
Athinjotët që buçasin në dyert
e Shteteve te Bashkuara te Europës:
“Erdhëm!
Tani nuk ka më kufinj shtetesh.”
Të shkretet ne gënjejmë vetveten
dhe ushqejmë shpresën tonë
me një kafshatë emigranti
duke ndarë me gardhe njeriun nga njeriu.
Athinë, 20 nëntor 1991
*Perifrakso, gr. / rrethoj, vë gardhe
___________________________
Nga dorëshkrimet në Greqi
E pabotuar. Publikohet për herë të parë.









Comments