top of page

Jugës


Jugës

Fatmir Terziu


E pitë dhe Jonin. E gëthtitët

Adriatiku po përthithet mjegullës së syve tuaj

e tashmë dhe pranverën sapo e nisët

ta shtroni në tryezën e mideve tuaja,

energjinë e lodhur të kupës së bekuar të diellit

doni ta bëni dolli,

poshtë një betoni të ngritur mbi dhimbjet e së shkuarës

me orgji,

duke fryrë fytyrën tuaj të kuqe,

gjithë kjo grykësi.


Ku ndodhet rrënja jote?

Nën këtë kurorë ari,

nën këtë kurorë stoli

gëlltit një det sot, dhe një nesër

pastaj kushedi…


Në muzeun e qytetit


E kështu ndodhi: atdheu kishte gjuhën nën këmbë,

ose mbase e kishte të pamundur këtë gjë për të thënë.

Dhe u mblodhën të thirrnin emrin tënd

imagjinoni si ishte atdheu yt.

Çfarë kishte atdheu që s'e dëgjonte bota,

ia kishin vënë thonjtë në fyt?


I dashur qytet!

Emri yt është një e kaluar e mbetur.

Tani ofron më shumë përtej emrit,

qëndrimin, ekzistencën dhe dëshminë,

ndaj nuk ke vdekur,

emrat nuk mund ta zhdukin historinë.


Në muzeun e qytetit, ti ke emrin tënd

kjo pasuri e shenjtë më mban në këmbë.


Në varrezat e vjetra


Ju keni tretur shumë ëndrra

ne lexojmë vetëm dhimbjen e tyre.


Ju keni një mbishkrim të huaj

me një lutje,

me një lot nga babai, nga nëna,

duke ndjerë zbrazëtinë e kësaj hapësire

duke na zgjuar ëndrra.

Ne nuk e dimë emrin tuaj

por dimë se ai është emër shqiptar

e dimë dhe jemi krenar,

nuk është enigmë:

mbi gurin e varrit tuaj rritet shumë bar.

37 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page