Fatmir Terziu
E tëra në anë të ndjesisë je ti
e këmbët të mbartin si pupël anembanë sikurse e di
sa nuk ndalet dot asnjë perëndim
për këtë ka vetëm udhë,
lindje, dashuri, mallëngjim
për këtë ekziston vetëm ti,
në këtë vrap të jetës je pjesa tjetër e veprës
deri tek buzët,
trupi, në brendësi,
këmbët që mbajnë këtë botë në ekuilibër,
pa puthje është thjesht një kapak,
në thelb nuk është më një libër
ka një trajektore që lëmon krahët e tu të zhveshur
ndërsa jeta vazhdon të jetohet e dehur
si pupël e shkulur nga lartësitë
zbulon flakët që mallkuan babilonasit
mbasi vrapi u ndal në këmbët e rrënjëve
se fatet njerëzore nuk lindin online
sikurse dihamat që mbushin rrjetet sociale
vetëm kur ndodh të tregohet nga vetë jeta
janë dashuritë që flasin
për prekje paturpësisht të vërteta…

Comentarios