top of page

JET’E RREME


JET’E RREME

Nga Luan Çipi

Në revistë po kaloj jetën,

Ç’ka s’më duket fare kot,

Ku i kam nënën dhe babën?

Të larguar, tash sa mot!

Baba im ish Kaman Çipi

I njohur si tregëtar,

Nëna e dashur, Zeqirjea,

Kudo zinte vend të parë!

Haxhi Bani, quhej vjehri,

Tregëtar, shofer i zoti,

Feineja, emër nderi,

Në krye dilte për moti.

Kanë ikur njerëz të afërt,

Për mos t’u kthyer kurrë:

Dy vëllezërit zëmër artë,

Motra e madhe, drit’e nur!

Njeri vëlla, quhej Bektash,

Ish me profesin shofer,

Shakaxhi e dollibash;

Tjetri, me emërin Enver,

I shkolluar dhe i ditur,

Partizan, luftëtar i rrallë,

Financier i përgatitur,

Qëndronte kudo në ball.

Motra ime ish Pranvera,

Mbarrte dashuri të madhe,

E mirë e urtë, mbi të tjera,

Kish kaluar derte e halle.

Skënder Bani, këpucari,

Hanëmja e kish vllain e madh,

Murati dhe Enver Bani,

Do jetojnë gjithnjë të gjallë;

Shyretja, kjo zonjë grua,

Dhe Nadirja e Mynerea,

Rrallë ditë ngelen pa u kujtuar,

Një nga një e bashkë, të trea.

Nipa e mbesa, xhaxhallarë,

Baxhanakë, kunata e kunetër,

Teze, halla, e dajallarë,

Përshëndet kjo bota tjetër.

Nuk harrohen gjyshet vdekur:

“Teto Lulja”, nëna e babës,

Kardhiqote e përpjekur;

Xhevriheja, nëna e nënës,

Kjo nëndajkua buzagaze,

Fliste, qeshte, kuvëndonte

Kish lezet me ato naze,

Ëmbëlsi mjalti buronte!

Qamili, Hasani e Ilmi

Kishin emërat xhaxhallarët;

Gani, Qani e Fejzi,

Peshkëpinjotët, dajallarët.

Ata lanë gjurmë mirësie

Në Gjirokastër e Vlorë,

Dikush na grish prej Turqie,

Ca nga Fieri, bëjnë me dorë!

Shpesh i mendoj baxhanakët:

Axhemi, Ismaili dhe Qaniu,

S’është e lehtë të mbyllen plagët,

Shkon mendimi vetë vetiu!

U këput fare e re dhe i preu ëndrat në mes,

Pikëlluar, dëshpëruar nga një qëndrim i pabesë,

Një lule zambak i bardhë, rilyer këndshëm me vesë,

Leonela e Haxhiraj, mbesa e bukur e Hanëmesë.

Vdekja e mallkuar, dy nipat rëmbeu në dhe:

Kastriot Bani gazmorin, Ylli Malajn, energjik,

Emërat do ngelen për jetë, të paharruar për ne,

Njeri për jetën e lirë, tjetri si burr’ simpatik!

*

Gjithë drejtë amëshimit kemi për të shkuar,

Do mbarrtim mbi vete dy metrokub dhe,

Veç mbi varr mermeri, epitafi shkruar,

Do tregojë: Dikur... kemi qenë dhe ne!

Tiranë, më 29 Prill 2022

15 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page