top of page

Janaq Pani: RRËFIM PËR NËNËN

  • 1 day ago
  • 1 min read

RRËFIM PËR NËNËN

Kujtesë

 

Shkrim e këndim nuk pati mësuar

si gjithë të tjerat të brezit të saj,

po për hallet e jetës, njerëzve të kënduar

e sigurt, një leksion mund t’iu mbaj.

 

Nuk i njihte normat e vjershërimit

po kur vëllain e vetëm do të qante

me ligje, do prekte dhe zemrën e më trimit

sa lotin në sy dot nuk e mbante,

 

Për dashurinë në libra nuk pati lexuar

e asnjë poet nuk e njihte me emër,

po në shpirt rriti atë ndjenjën e kulluar

që e bën t’i këndojë çdo zemër.

 

Në bujari i kish shoqet e rralla,

e shtrëngonte rropin për veten e saj,

për të tjerët do mbushej më salla

e periz për veten do të mbaj.

 

U shua nëna, dhe një emër la mbas,

kopshtin rreth shtëpisë nuk e la bosh,

që për ne të pasmit na ishte mesazh

të mbjellësh rrëfën te e ardhmja të besosh.

 

Gjallë të ish, vjershën të arrinte t’a lexojë

nëna nuk do të mundte asnjëherë,

për lëvdata ajo nuk kishte nevojë

lëvdatat le t’i lakmojnë të tjerë...


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page