top of page

JAM NË "HALL" ?!!!


JAM NË "HALL" ?!!!

(poezi lirike)


Nga Përparim Hysi


Si MOISIU i HEBREJVE para "Detit të kuq"

Edhe unë kam rënë në hall

Paksa,ky"hall", mua më skuq

Se nuk është hall,po është mall.


Më ka zënë malli me një syshkruar

Dhe malli m'u kthye në "hall"

Se dihet që tani jam i moshuar

Dhe malli im,s'ka moral.


Jam si një anije e shpartalluar Që befas,në det, u godit nga cunami Më kupton veç kush është i dashuruar Dhe ju, të tjerët, mos më tallni! Sa pashë syshkruarën, më dolën "vidat", Se aq u mbusha me emocion Katandisa si një tren që del nga shinat Dhe nuk mbrrin dot në stacion.


Jo në stacionin ku hipin e zbresin udhëtarë Por në"stacionin e bukur të dashurisë" E them troç:- Jam i dashuruar Tani, në vërsë të pleqërisë. Se pak nuk jam,sa mbusha shtatëdhjetë e tetë vjeç Dhe më duket sikur kam hequr vite nga supet Për syshkruarën,enkas e shkrova këtë vjershë As që pyes fare nga turpet.


Tiranë,30 mars 2021

21 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page