Ja pse ndodh në këtë mënyrë


...i madhi me mjekër, i vogli me push...

Ja pse ndodh në këtë mënyrë


Nga Fatmir Terziu


E lagu, s’e lagu, pasi e bëri dush përplasjet e ujta lojë me markush prapë-rap-prapë-trap as e kërkon, as e njeh dikush i madhi me mjekër, i vogli me push, prapë-kap-prapë-rrap diku një histori, diku një mesele, një kohë e shqyer e bërë zhele, rrap-prapë-prapë-rrap ja pse ndodh në këtë mënyrë prapë.


… Një kohë me tregje, një kohë pa ushqim ai që ngopet mirë bën edhe pushim, dikush një bejte, dikush një hartim një kohë që zvarritet krejt pa kuptim.


Një kohë me para, që jeton pa para një xhep i grisur që të bën hata dikush me humbje, dikush me fitim në këtë mënyrë injektohet një imitim ekselenca e tij e riprodhuar si dikur me gjërat e athta që të djegin si furrë rrap-prapë-prapë nën rrap ja pse ndodh në këtë mënyrë prapë.


Se madhështia është gjithçka, se jeta jetohet si zhurma në klub, se muskuli politik vetëm të ha, se shpirtrat janë bllokuar në një kub.

Se kjo është një kohë në hije, se kjo kohë mbetet pa lidhje, se gjithçka që bekojnë është shkëlqim, se ndryshe nuk do të kishin fitim.


Një kohë që sheh vetëm kuletën në këtë mënyrë, ku e ka etiketën?


E të gjithë s’harrojmë të bërtasim në korr: Jemi krenarë poshtë këtij rrapi madhështor.


#terziu #fatmir

0 views

Shkrimet e fundit