top of page

ISUF GRAJÇEVCI: NUK VRITET FJALA

  • Oct 12, 2025
  • 1 min read

 

(Zeqir Gërvalles )

 

Kur të mbyllën në kafaz 

re të zeza e mbuluan qiellin,

kur t’i vuan prangat në duar 

thanë e shuan dhe dritën e diellit. 

 

Kur të mbyllën në qeli 

hapërimin ta ndaluan thanë,

por harruan se vargu juaj

ish kushtrim për ne anembanë.

 

Thanë ta vranë idealin 

thanë ta këputën edhe vargun,

thanë ta varfëruan arën 

thanë ta mbyllën konakun.

Jo, jo kurrë s’vritet fjala

as ideali as dashuria, ​

ato jehuan maleve e shkrepave

gjithandej kah Dardania.

 

Ndaj o miku im nuk harruam kurrë

se shkrove me shumë emra,

Lalush Shijaku e Sokol Llapi

Isuf Berati e Hana Malësori të jehoi pena.

 

Sot me ty jemi krenarë

dhe po të shkruaj këto pak vargje,

që t’i kesh kujtim nga unë 

miku yt në luftë e paqe.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page