top of page

Isuf Grajçevci:NISMËTARIT TË LIRISË

ree

 

(Birit tim Adrian I. Grajçevcit)

 

Sa herë vjen marsi

kujtimi më kthen pas

biri im

mbaj mend si sot

kur të dhamë uratën

e nisjes për liri

të përqafuam ngrohtë

e loti mbështillej në sy

por të pikoj nuk lejuam dot

more udhë të gjatë

biri im

se kushtrimi për mbrojtje të atdheut

ka të shtrenjtin çmim

armët në brez

e shqiponja në ballë

ma shtonin edhe më besimin

se biri im do të dalë faqebardhë

kaptove o trim shtigje, brigje

dete, oqean

pa reshtur luftove për tonin vatan

ty nismëtar lirie

që grusht i dhe armikut

tok me luftëtarët tjerë

në Batalionin ‘’Atlantiku’’

nuk t’u tremb syri

nga hordhi e barbarë

përballë tyre luftove

mu në vijë të parë

lufta jote biri im

me nder edhe vlerë

më bënë mua

babanë e të tjerë

krenarë  kurdoherë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page