top of page

Isuf Grajçevci: BUZË  OQEANIT

  • Oct 22, 2025
  • 1 min read

 

 

Sa e sa herë

buzë tij qëndrova

ku u shkreha në vajë

buzëqesha e këndova

lotova për Lisin e Vjetër

ku shpesh nën hijen e tij

kreha historinë

atij, tash e sa vjet

degët iu thanë

nga plumbat e kohës

buzëqesha pranë teje

kur puhizë e valës sate

më kthente kujtimin rinor

e freskia më sillte

pranverë të vendlindjes

në heshtje fola

me pritjen e gjatë

këndova me zë e pa zë

për arat djerrina

e lumin e tharë

këndova edhe kur qesha

edhe kur qava

buzë oqeanit

i numërova ditët

muajt

vitet

e shenjta ime

ku edhe sot

puhizë e saj më mbush dashuri

për kthim te ti

imja Dardani.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page