top of page

Integrimi i konsumatorit


Prof Dr Fatmir Terziu


Njeriu e shtoi fjalorin e tij me përditësitë. Dhe kështu si mijëra e mijëra fjalë të tjera lindën fjalët që vetë njeriu ia ngjizi njeriut, më saktë pjesëve të trupit të tij, duke dashur të rrëfejë me këto ngjizje, jo thjesht zgjerimin e fletëve të një libri, në këtë rast Fjalorit, as pasurimit të një gjuhe, por shtimit të etiketimeve që në rastin tjetër do të bënin shumë punë, si me të tjera në letra e si në të tjera jetëra. Tre nga këto fjalë që kanë të bëjnë me kokën e një njeriu, natyrshëm do të shkonin në keqkuptim, nëse nuk do t’i kishte marë në gjirin e tij Fjalori, kështu që “kokë-bosh”; “kokë-buall” dhe “kokë-bucelë” nuk e di se si mund të keqpërdoreshin e keqkuptoheshin jashtë fletëve ku ata qëndrojnë për të na afruar kuptime të ndryshme. Kjo qasje e tillë me ndihmën e fjalës dhe fjalorit do të na ndihmonte të kuptojmë mënyrën integrale të kulturës që na integron pakuptueshëm nga lart. Ne si konsumatorë të saj, natyrisht me sytë gjithnjë lart e kemi këtë fat. Këtë fat që të shpallim se jemi jo thjesht me zemër në dorë, por kuptueshëm jemi e mbetemi të integruarit konsumatorë. Pra këtu do të na rishfaqej në një shtrat të madh kultura. Dhe do të rilexonim nga Adorno se “Kultura në mënyrë integrale integron konsumatorët e saj nga lart. Në dëm të të dyve, pra atyre lart dhe konsumatorit poshtë, sipas Adornos, kjo forcon së bashku sferat e artit të lartë dhe të ulët, të ndara për mijëra vjet. Dhe pastaj na mbetet serioziteti. Serioziteti i artit të lartë shkatërrohet në spekulimet për efikasitetin e tij. Serioziteti i prishjes së poshtme me civilizimin e kufijve të vendosur ndaj rezistencës rebeluese të qenësishme brenda tij, për sa kohë që kontrolli shoqëror nuk është ende i plotë. Duke qenë i paplotë, dhe duke mos pasur shansin të plotësohet na vjen në ndihmë “Kocka e thatë nuk lëpihet”.

“Kocka e thatë nuk lëpihet” nuk mund të qëndronte në të njëjtin pozicion në Fjalorin shqip-anglisht të Oksfordit. Natyrisht si shprehje e lidhur me mjaft dilema filozofike edhe ajo do të duhej të ripozicionohej në tërësinë renditore dhe po aq dhe atë të kuptimeve që mbart. Ajo tashmë është dhe në rolin e një “Fletërrufeje” politike të moderuar, në kushtet e Covid -19 dhe madje vjen me një qasje nga opinioni i njeriut të parruar, e njeriut Tjetër, e atij Njeriu të detyruar të bëhet me mjekër. Kështu që, shprehja “Kocka e thatë nuk lëpihet” nuk duhet të merret fjalë për fjalë. I referohet standardizimit të sendit në vetvete-siç është ai i botimit të një libri për qasje të re të ndërvarura nga racionalizimi i teknikave të shpërndarjes, por jo të lidhura me faktet, apo me arsyet ndaj procesit të rimodelimit. Nuk lidhet me fatin dhe faktin e mjekrës së Njeriut që mban mjekër, por me fatin e mjekrës së këtij njëriu në rolin e dhënë pos kuptimit të ri “Kocka e thatë nuk lëpihet”.

Megjithëse në këtë shprehje të risitur, ku kuptohet qartë se si në një film me skenar tjetërkund të aprovuar, nuk qëndron apriori sektori qendror i goditjes së Camajt, apo Koliqit, jo nuk qëndron sektori qendror i industrisë së kulturës, procesi i prodhimit i ngjan mënyrave teknike të operimit në ndarjen e gjerë të punës, punësimin e shpotive, qytave të reja, reaksioneve dhe reaksionarëve në një konflikt që sillet nga, pak rëndësi ka ndonjë emër, ndonjë emër që e sjell atë në të ashtuquajturin libër. Dhe falë botuesit, falë shumë falë… ideatorit në këtë rast ka vetëm vlerë dhe rëndësi, Integrimi i konsumatorit!

29 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page