top of page

Infinit


Fatmir Terziu


Janë rikthyer në kënde të ndryshme ëndrrat ndoshta më së shumti aty ku duhet eh, nuk i vdiska vdekja, por i zbukuroka me të gjitha lulet mbase kjo ndodh ngaqë papushim vetja, bredh,

hulumton,

zgjon dhe mbushet me të gjitha kujtimet e vjetra e të reja…


… në këtë rend i dashur Baba kryefjalë janë tiparet e tua të paharruara gishtat e mi bëjnë piktura me ta pak e nga pak përditësisht, .... e pak më shumë me sytë e frymës të mbetur tej tejanës së errët instiktivisht.

Përtej errësirës vetëm sytë kanë dritë?! …ku ta dish, mendja po ristrukturohet si një fabrikë aroma ende është në mish mbase deri sa dita të hukatet një ditë e lulet do të shtohen sërrish në qoshkën ku i bëjnë tufa sytë ani pse koha do t’i shprish me siguri do të rimbillen nga brezat infinit…

33 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page