Iliriana Sulkuqi: FAMILJA HODAJ - NJË “KONAK” si në përralla
- 6 hours ago
- 1 min read

FAMILJA HODAJ - NJË “KONAK” si në përralla, por që merr një kuptim sa historik aq dhe traditional; një VATËR që na pret pa orë të caktuar dhe pa limit, që na çmall me mallet, që na shlodh vrapimet; që na ngroh nga dimrat, që na freskon nga zhegjet…; ku gjithë familja e bukur na mbështjell me krahë mikpritjeje; ku bisedat marrin udhë projektesh; ku trokitet me verë apo ngrihen dolli me ballë kazani, nga vreshta e kopështit; ku ullinjtë nga baçja i ke si meze të gjithkohshme; ku dollitë bëhem urime shprese e dashurie; ku PAQJA TË PUSHTON GJITHË QENIEN.
Mirutakofshim në vjeshtën e artë, KONAKU I HODAJVE!
Eh, sa punë kemi…, pa do nxjerrim rakinë, pa do mbushim shishet me verë të bardhë, të kuqe si paqja e dashuria…, pa do filloje kënga… dhe memorja shkruan kujtimet…
Iliriana juaj, sot e Përgjithmonë, Maj 2026, Brooklyn, NY
***

( diçitura e fotos) -
Ja, kështu pihet dhalla aty ku gjen vatër dashurie dhe…shija firmos një amanet : Kjo shtëpi meriton një pllakë simbolike…
“BACË, U KRY…”, i themi sot MARGARITËS SONË ENGJËLLORE!








Comments