Ilir Bobo: POETI MAGJISTAR
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 1 min read

Ilir Bobo
POETI MAGJISTAR
(Mihal Gjergjit)
I qepem prapa një poeti,
Një mikut të babait tim;
E lus të më rrëfejë sekretin,
E gjuhës shqipe, shkrim e këndim!
Orfeu do ia kish zilinë,
Në rrokje, muzikalitetin;
Se dhimbja e lartëson njerinë,
Kthen filozof edhe poetin!
Thonë, ka mësuar magjinë e fjalës,
(Nga Kryeëngjëlli, Mikael);
Godet me tingujt e baladës,
"Dragonjtë e Hadit, qentë cerberë!"
Shtatshkurtër, balli i tij, me brazda,
Këndon lirikën e poetit;
Totalitarët kthen në kërma,
Dhe sot, me "heshtën e Shën Gjergjit!"
Fier, Janar 2024









Comments