top of page

Ildije Xhemali: … SIKUR TË VETMEN DITË KAM.

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Për vete dhe bashkëmoshatarët

Po më lënë sytë, kur mësova të shoh mirë.

 

Po më pakohet tani dëgjimi, kur në sipëri është seleksionimi.

 E zbehtë drita, kur gjithçka dua ta shoh qartë.

 

E penguar këmba, edhe pse dëshiroj vrapin e rinisë.

Dhemb e pakta vëmendje, kur si foshnja dëshiron sytë amësor.

 

E pamatë dëshira për të ringjallur ëndrrat gjysmatharë.

E trishtë gjendja kur "metri" shkurtuar.

 

E dhimbshme kur "pesha" peshon vetëm  me gram.

I drejtë mendimi: Do ta jetoj jetën, sikur të vetmen DITË kam!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page