Ildije Xhemali: Për Shën Valentin-in e të rinjëve të sotëm.
- 3 days ago
- 1 min read

Për Shën Valentin e të rinjëve të sotëm.
DO TË TË DUA. . .
(Nga rinia në pleqëri )
Do të të dua . . .,
sikur
të dhjetën e munguar
të dashurisë
të nënës
(gjithmonë ishte e zënë në punë)
të më falësh.
Do të të dua. . .,
sikur
një të dhjetën e krenarisë
(të babait që s'arrita ta njoh)
t'më dhurosh.
Do të të dua. . .
në se pëlqeve,
vlerësove
dhe s'pengove
hapin tim
të vetbesuar.
Do të të dua. . .,
në se tek unë,
do të nderosh
si NËNËN e fëmijëve
edhe miken,
edhe këshilluesen,
edhe bashkëqortuesen.
Do të të dua . . .,
në se nuk mbjell
para çdo hapit tim,
xhelozinë.
Jam rritur
me mitin e gruas
në besnikëri;
mishëruar
në GRATË e fisit tim!
Do të të respektoj
edhe në se,
hiret e mia,
s'do t'i kënaqin më
pritmëritë e tua mashkullore.
Miqësisht
do të uroj:
"Të qoftë udha e mbarë!"
Jeta,
karakterin ma forcoi,
as personalitetin
e babait,
të fëmijëve të mi,
ta poshtëroj!









Comments