top of page

Ildije Xhemali: PASARELA e KLITHMËS

  • 7 hours ago
  • 1 min read

"Stop dhunës seksuale!"

Më 19 qershor në Hagë u çel ekspozita me veshje të femrave të përdhunuara, sidomos gjatë luftrave.

S'është pasarelë mode,

se modelet mungojnë!

Dikush nga ato u përdhunua dhe u vra, një tjetër u vetëvra,

se përdhunimi në sy të fëmijëve

ishte përtej përdhunimit.

Dikë e keni midis jush,

dhe hesht,

se krejt bota

përsipër i ka ra!

Është pasarelë dhimbjeje.

Një trime,

midis jush

forcat titanike përmbledh

dhe s'hesht,

por klith e bërtet!

"Stop dhunës seksuale!"

Funde, këmisha, fustane

nga Kosova

Evropa, Azia,

America Latine

e në shumë vende,

ku është bërë poshtërsia

mbi FEMRËN,

lartësuar "Nënë"

nga Perëndia.

Mungonin,

oh, sa mungonin

në atë pasarelë!

Veshjet e vajzave,

e nuseve çame

që janë kalbur

bashkë me perritë,

por klithin dhimbshëm

në zemër e në shpirt

të brezave

që ua pasojnë

njëri- tjetrit

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page