top of page

Ildije Xhemali: MË PYESIN. . .

ree

(Pensionistëve që krijojnë, por të harruar nga shteti)


Në ç'tendë panairi

gjenden librat e tua,

nënë, gjyshe?

(më pyesin fëmijtë

e fëmijtë e tyre.)

S'është ironi

a pyetje deliri.


- Krijimet e mia, bij,

lindën nga kujtime

ku bashkohet

mbijetesa me dhimbje.


Të pakta

ngjyrat e pranverës,

mbizotriojnë

ato të shpresës.


-Nana dhe Tirana,

janë "larg".

Unë pensioniste,

ajo plot shkëlqim

dhe "lart."


Udhët e jetës

m'i kalluan këmbët,

si shumicës,

djersa

i dha ngjyrë

këngës.


Për pensionist s'ka vend.

Në panaire,

paguhet çdo centimetër

(kjo s'do mend).


Prit,

më dëgjo:

"Sikur timin,

shpërblim

për të riun vit,

ta kisha gëzuar këto ditë

paguar stendën,

syri pa m'u dridh.


Mjaftohem,

me blerjen nga miqtë

dhe JU,

PASURI

si trashëgim."

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page