Ildije Xhemali: KUR VDES BABAI, NËNA JOTE?!
- Aug 21, 2025
- 1 min read

Babai, nëna nuk vdes
atë ditë,
kur lajmi
lexohet nga të gjithë.
Vdekja e babait
vjen ngadalë - ngadalë
ai s'e ndjen
(mendon s'e është gjallë.)
Kostumin e ri s'e vesh,
të përdorurin merr.
Me pension të vogël
diçka kursen.
Atë që do, s'e ha
s'e blen.
Dëshirat e tij
më shumë se një fëmi
(halle kanë fëmijtë
si do më vi jeta s'e di.)
Kafen e pi
ku shitet më lirë,
tekave u vë fre,
(të rëndoj djalë e vajzë
s'është mirë.)
Ndaj Ti, djalë
ti, vajzë
lotin mbaje,
thuaj: "Mos më shëmto!"
Përcillini me nderim:
Të shtrenjtët prindër
respektoi pa kufi
sa janë gjallë
falu dashuri,
s'janë më të rritur…,
… të tutë fëmi!









Comments