Ildije Xhemali: ILUZION
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 12 hours ago
- 1 min read

ILUZION
Prita,
që fjala jote
të ëmbëlsohej;
shpresova
që tehun e saj
në mos ta thyeje
t'mos më shkaktonte plagë;
durova
se gjithçka
do ishte kalimtare;
gabova
se besova:
me vite njeriu ndryshon,
piqet e vlerëson.
ÇAST REFLEKTIMI
Shpesh,
zhytem në thellësi . . .
të qenies time,
të pushoj në një breg malli,
a veten ta qetësoj
nga një ngecje halli.
Të lodroj
me të paktat lodra,
times fëmini;
të kujtoj të njohur, miq
larg çdo paudhësie
të njeriut të lig.
E etur të përqafoj
gjithë dashuritë
që jeta më fali
të rimarr fuqitë
udhëtimin të vazhdoj.
Comments