Ildije Xhemali: Anna Frank në Gaza
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Aug 5
- 1 min read

Çou Anna,
me besimin tënd
se ka njerëz të mirë
thirr dhe klith:
"Ndaleni luftën, ju nipat e Aushvicit!
Ditaret e moshatareve të tua,
të kësaj lufte
të padrejtë
në të ardhmen,
do gjenden
bashkë me skelete fëmijësh,
me duar nënash shtrënguar gaveta ushqimesh,
në themele banesash ku bashkuar janë mbetje trupore njerëzish
dhe inerte!
Anna Frank
do të turpërohesh
nga udhëheqësit gjakpirës
të popullit tënd!









Comments