Ikja e POETIT!
In memoriam, FREDERIK RRESHPJES
(elegji)
Nga Përparim HYSI
Dhe iku POETI nga bota e nëmur
dhe mori me vete të gjithë mërinë,
Për shtetin që si njerkë i qe gjendur
Paqe mbi POETIN! Për shtetarët:mallkim!
Iku shpirti i bradhë,po vallë me ç'kumt?
Ç'përtypën buzët e tij në ato çaste?
S'do mend: ka sajuar një lirikë të bukur
Se veç lirika e tij,mbartëte mesazhe.
Mesazhe që bota të bëhej më e bukur Që njerëzit mes tyre të jenë më njerëzor Se ai qe unik në këtë botë krejt xhungël Dhe vargu unik,por qe tokësor.Krejt tokësor!
Shteti si njerkë,ia shtoi rrudhat e ballit
Dhe jeta e POETIT,u sakatua!
Katandisi POETI në pikë të hallit
Ndaj këtij lloj shteti t'ia çjerrë maskën dua!
Se bëri një vesh shurdh dhe një sy qorr Dhe mbeti POETI,pothuaj,në zgrip Ditët e prapëme i shtyu si me zor Kështu iku nnga jeta,POETI I MADH-LIRIK!
Iku dhe pas la një zbraztësi të madhe Braktisja e POETIT,për shtetin është turp Se ai qe PRINCI i LIRIKËS SHQIPTARE! Qeveri! Tash turpin haje me bukë!
FLORIDA,18 shkurt 2006
Comments