top of page

Ibrahim Hajdarmataj: Jeta e Tahirit



 

 

Gjenerali Tahir Sinani ngeli ne zemrat dhe mendjen e Shqiptareve,  heroi  i Shqiperise, Kosove, Presheve dhe Maqedonin e Veriut.

 

 

Tahir Sinani lindi me 25 Maj 1964 ne fshatin piktoreske Gri e Njesise Administrative Bujan, Bashkise Tropojes dhe ra deshmore me 29 Korrik 2001 ne vendin e quajtur “ Zabel ii Kukulit” afer qytetit te Gostivarit te Maqedonise se Veriut . Tahir arsimin e detyrueshem e kreu ne vend- lindje dhe te mesem  drejtim agronomie ne qytetin Bajram Curri. Pas mbarimit te shkolles se mesme perfundoje ne Zall- Herr te Tiranes shkollen ushtarake ne drejtim te mbrojtjes se armeve kimike  e Biologjike me rezultate te larta , duke u bere mjeshter i persosur i perdorimit

Te te gjitha llojeve te armeve. Keshtu ne moshen 22 vjecare emerohet instruktor i stervitjes te Divizionit ushtarak  ne Bajram -Curr.Gjate luftes ne Kosove Tahiri emerohet oficer ne Kampin e Stervitjes ne Tropoje . Kontigjent te ushtareve qe pergatiteshin per lufte ne Kosove. Ai la gruen Shpresen  dhe djalin Rezartin dhevajzat Rezarten dhe Rugoven  u nisen per ne Kosove, keshtu ne Korrik 1998 me shoket qe i kishte stervitur ne Divjake te Kosoves  dhe me pas ne qafen e Pagarushes, ku u zhvilluan 2 ore luftime , ku asgjesuan me sukses  paramilitare serbe, te cilet popullaten per rreth i kishin tereviznare.  Me keto raste Tahiri , i cili u dallue me heroizem te papare emerohet instruktor i stervitjes dhe komandante i Njesise Speciale “ Arberia” . Me vone dallohet Tahiri ne lufte per hapjen e koridorit te Koshares. Me vone Tahiri emerohet Komandant i Brigates te Zones Operative te Pashtrikut. Me 12 Qershor 1999 Tahiri me Brigaten e tij hyjne ne qytetin e Prizerenit. Tashme te gjithe  thirrnin “ O ku je o Tahir Kosova” – Tahiri pasi pershendetet me koleget dhe duke marre bekimin e vellezerve Sahitin, Njazin, Canin, Rizan, Agimin, Skenderin, Besnikun dhe motres Ferides , niset per ne Luginen e Presheves- Serbi . Tahiri u u dallua ne luftrat e Dobrasit , Kanculit e Bujanovcit dhe te gjithe filluan te thirrnin –“ O ku je o Tahir Presheva”

Me vone Tahiri arriti ne Tamushe te Gostivarit Maqedonia e Veriut . – Tahir Sinani eshte komandant i brigates 116 “Xheme Gostivari” – Te gjithe tashme e thirren “ O ku je o Tahir Tetova!  E bashk me shoket Brahim Ademi (TT) Naser Ademi , Hisa Faslin dhe Hyse Emini – Mira rane deshmore duke skuqur me gjakun e tyre zonen e Gostivarit me 29 Korrik 2001.  Gjeneral Major Rexhep Selimi shkruan asakohe:

Rruga jone ka nis me shekuj

Shoke ju mos u ndalni

Nese doni tme kujtoni

Amanitin mbani

Une jam vec nje clirimtare

Keshtu me deshi liria

Mkan pas thene Tahir Sinani

Jam Tahir Shqipnija.

Ne te vertete Tahiri u lakue!

Tahir Tropoja !

Tahir Kosova!

Tahir Presheva!

Tahir Tetova !

Tahir Shqipnija!

Trupi i tij  prehet  ne varrezat e Deshmoreve ne Landovice- Prizren.

 

5 Maj 2024

 

Mengjesi i 5 Majit i gjeti veteranet dhe pasardhesit e tyre te varrezat e deshmoreve ne Bajram – Curr. Pas hymnit kombetar per kete feste madheshtore foli zevendes kryetari i veteraneve te Tropojes Gzim Prengzi. Gjithashtu moren pjese Kryetari i veteraneve Tropojes Zeqir Hasanpapa , kryetari i Partis  socialiste Tropojes Egzonshkurti, nenkryetaret e Bashkise Tropoje Kujtim Rexha dhe Abedin Kerrnaja si dhe nen prefekti i Qarkut Kukesit Altin Bebati. Ne fund u bene homazhe dhe vendosen buqeta me lule prane varrezave te Deshmoreve.

….. 5 Maji 2024 ne oren 12 u be organizimi per te perkujtuar jeten dhe vepren e Heroit Legjendar Tahir Sinani ne Qytetin Bajram -Curri.

 



Ceremonin e hapjes e bëri Kryetari I Bashkisë Bajram Currit Rexh Byberi .

Isht Kryeministri I Kosovës tani Deputet Ramush Hajredini foli për bashkpunimin dhe heroizmin e pashoq të Tahir Sinanit .Gjithashtu ai I dërzoi djalit Tahir Sinanit Rozartit një dekorat për Heroizmin e Tahirit .

 

Deputeti I Parlamentit të Maqedonisë Veriut dhe Kryetar I PDI –së Ali Ahmeti foli për luftrat dhe heroizmin e Tahir Sinanit në Maqedonin e Veriut .

 

Ish Kryeministri I Shqiprisë tani Deputet Pandeli Majko solli kujtimet për përgaditjen e lart si ushtarak të Tahir Sinanit.

 

Fjala ish Kryetarit të Kuvendit  te Maqedonisë së Veriut  tani Kryeministër I Qeverisë Telat Xhaferi u mirëprit me duartrokitje dhe brohritje nga të pranishmit .

Në emër të familjes të Tahir Sinanit përshëndeti vajza e tij Rugova të pranishmit.

 

Përveç Molësorëve të Malësis të Gjakovës morën pjesë me dhjetra ish Oficera dhe Gjenerata dhe pjestar të UÇK-së nga Kosova ,Metvegja ,Maqedonia e Veriut dhe Diaspora .

Punimet I ndoqën edhe Deputetët nga Kosova Fatmir Lima,Time Kadria dhe Hajdar Beqa si dhe Përfekti I Qarkut Kukësit Agron Geca .

 

Gjithashtu ish Deputeti I Kuvenit të Shqipërisë , tani Kryetar Unionit Artistik të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj  mori mirnjohje për kët organizim .

Këngët e vallet vazhduan pa kufi . Koçidenc ishte se në qytetin e Bajram Currit ishte organizuar me,4,5 dhe 6 maj 2024 Sofra Dardane me pjesmarrës nga gjitha trevat Shqiptare dhe Diaspora , e cila I dha  një larmi të papar ndonjeher .

 

Në fund u bë shpalosja e monumentit të heroit Tahir Sinani në Bronx ja arritur nga skulptori I mirënjohur Kosova Ylber Krasniqi .

Me dhjetra buqeta dhe kurora me lule u vendosen tek monumenti I Heroit Tahir Sinani , ku bie në sy një kuror madhështore e vendosur nga Zenun Aliaj në emër Komitetit      

Veteranve të Tropojes .

Heroizmi I Gjeneral Tahir Sinanit do të ngelet gjithmon në zemrat dhe ,mendjen e Shqiptarëve .  

 

IBRAHIM HAJDARMATAJ

ANATR I KOMITETIT KOMBETAR TE ORGANIZATES SE VETERANEVE DHE PASARDEHSVE LANÇ “ NDERI I KOMBIT”

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page