top of page

I huaj mes tymrave


I huaj mes tymrave

Nga Fatmir Terziu

Ka një arsye

mijëra të tjera janë si drithmat e syve

nuk ka asnjë bisht cigareje ku të pyes veten

pse u tymosa deri tani

në këtë rrëmujë arsyesh

mbetem i gjatë sa një bisht i tillë

me buzët e dikujt tjetër në filtrin e kafshuar,

një puthje e vetmuar

në tym

ka mijëra arsye.

Po tymos

një katedrale mblidhet shuk dhe pjek retë

por tymërat e palosura vetë

po kthehen mjeshtërisht

(nuk mund të paguaj për bagazhet shtesë).

Tymrat e tyre janë shumë të paarsyeshme për mua,

pasi do të ishin tymra të shtrenjtë në një të huaj.

Itali, Gusht-Shtator 2020

Pasthirma

Nga Fatmir Terziu

Dihamat e tua

kapen me mua

si retë e një qielli të lodhur prej tyre

duke fshehur dhimbjen e zjarrtë

dhe duke u përpjekur të kallet

plazma e lëngët e tjerrur

në litarë

nëse do të vazhdojnë të godasin

lejlekët do të marrin formë tjetër

si sytë e një foshnje të ardhur nga britmat

duke kompozuar të qarën e parë

dhe duke u përpjekur të kuptojë pasthirmat.

Unë jam duke endur mendimet i qëndrueshëm

pa dyshuar nëse endjet bëhen vetëm me tezgjah

duke debatuar me mendjen dhe sytë

nëse do të jetë kjo një ardhje e lashtë

ose një shamatë

pa ndonjë kuptim të dytë

ose endjet janë kopje nga Shtyllat e Herkulit

mëndafsh i butë në trup femre

elokuent ndaj prekjes

brenda mitit

jashtë vdekjes.

Kufiri, Itali – Zvicër, Gusht-Shtator 2020.

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page