top of page

Humanizëm, respekt, dhurata e duartrokitje për NHS

Updated: May 8, 2020


Prof Dr Fatmir Terziu


Covid-19 dhe situata e rrënduar prej tij në Mbretëri të Bashkuar nuk ka lënë mënjanë përkushtimin e mjaft bizneseve shqiptare në ndihmë dhe në përkrahjen morale ndaj NHS. Në një nga skelat e ngritura të kompanisë mjaft të suksesshme “JET Scafolding” Ltd, që drejtohet nga biznesmeni shqiptar Jetmir Cufaj ka tërhequr vëmendjen vendosja e një parrulle të madhe të shkruar në anglisht “Faleminderit NHS!” Kjo është vendosur në duy sfonde një të bardhë dhe një blu dhe të shoqëruar nga një zemër të kuqe si shenjë e respektit ndaj atyre që punojnë në frontin e parë. Kjo bëhet në një kohë që shifrat që u publikuan nga NHS këtë pasdite (e martë, 5 maj), sollën numrin e vdekjeve të kryeqytetit në 5,231. Kjo vjen pasi qeveria pritet të njoftojë një plan për daljen nga bllokimi brenda ditëve të ardhshme. Boris Johnson do të bëjë një njoftim të Dielën, 10 maj. Spitali i urgjencës i London Nightingale gjithashtu ka njoftuar se nuk ka gjasa të marrë ndonjë pacient të ri. Profesori Charles Knight, CEO i NHS Nightingale Hospital, spitali i vendosur në Qendrën ExCel në Lindjen e Londrës posaçërisht për pacientët me koronavirus, ndau vlerësimin e tij për të gjithë të përfshirët, por shtoi se roli i spitalit në reagimin e Londrës ndaj virusit "nuk ka mbaruar". Ai tha: "Londra tani po kalon kulmin e parë të rasteve të koronavirusit, dhe NHS është, duke kaluar në fazën e dytë të përgjigjes së tij ndaj Covid-19.




Në anën tjetër tufa me lule dhe një numër i konsiderueshëm picash, gjithnjë në shenjë respekti për stafin e NHS në një nga spitalet londineze janë dhuruar nga një kompani avokatie ku bashkëpronar është Diamand Hidri dhe salloni i bukurisë në pronësi të çiftin Lana dhe Qemal Visha. Dy vajza bukuroshe shqiptare të familjeve Hidri dhe Visha kanë mbajtur tufat me lule dhe duke zbatuar rregullat e përcaktuara nga kjo situatë i kanë dhuruar ato në hyrje të spitalit londinez. Më tej stafit të spitalit i janë dhuruar picat si një shenjë respekti me një gjest që tashmë është bërë model i të enjteve në Britani të Madhe, ai i duartrokitjes.



Ky veprim human është mbështetur madje me praninë e tij në vendngjarje edhe nga aktivisti i komunitetit shqiptar dhe specialisti i Bashkisë, Lavdrim Krashi. Sipas protagonistëve të këtij veprimi human dhe mjaft domethënës, kishte si shkak respektin e mirënjohjen për mjekët shqiptarë që janë në frontin eparë, dhe më konkretisht për nder të mjekut shqiptar Altin Hoxha, i cili punonte në urgjencat e dy spitaleve të njohura në Londër në luftën kundër Covid-19. Dr Altin Hoxha, gjithnjë sipas dëshmitarëve okularëve dhe vetë protagonistëve ka falenderuar bashkatdhetarët për dhuratat dhe gjestin e tyre human”.



Të dy rastet humane dhe njëkohësisht të mbështetjes morale janë dhe një arsye më shumë për të thënë se shqiptarët tashmë po kthejnë atë që ky vend ka bërë për ta në më shumë se dy dekada pranie dhe atë që shteti dhe NHS po bëjnë për të gjithë në këtë kohë. Sot ishte dhe një lajm i mirë pasi u mësua se nuk do të ketë nevojë të pranohen më pacientët në London Nightingale, spitali që u ngrit për këtë arsye, për arsyet e Covid-19. Mësohet se spitali do të vendoset në gatishmëri, i gatshëm të rifillojë operacionet si dhe kur të jetë e nevojshme. Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan ndau tëeetin e tij, duke falënderuar stafin e NHS, vullnetarët dhe personelin e ushtrisë për sigurimin e ekzistimit të mjaftueshëm të shtretërve të kujdesit kritik. Njëkohësisht të gjithë kanë falenderuar humanizmin dhe mbështetjen morale ndaj NHS.

Afro 30,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, me 5.231 prej tyre vetëm në kryeqytet. Ndërsa sot (e martë, 5 maj), shifrat e fundit tregojnë se 29,427 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, me 693 të njoftuar këtë pasdite.


SALLONI MODERN I BUKURISË UNDER THE CLOUDS I ÇIFTIT VISHA

DISA NGA AKTIVITETET LIGJORE TE STUDIOS KU DREJTON DIAMAND HIDRI



154 views4 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page