Historia kulturore
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 30, 2020
- 2 min read

Historia kulturore
Prof Dr Fatmir Terziu
Analisti turk Ahmet Cakar ka shpalosur flamurin shqiptar në një emision televiziv turk përpara miliona shikuesve anembanë Botës. Ndërsa e ka shpalosur ka thënë: “Këta e kanë shkruajtur historinë e vërtetë”. Sakaq ai ka shtuar se shqiptarët “janë popull i vendosur, besnik dhe të suksesshëm në të gjitha lëmitë e tyre historike kulturore.” Me këtë ka lënë të kuptohet se historia vetvetvetiu nuk mund të fshijë me asnjë mjet historinë kulturore. Historia kulturore kombinon qasjet e antropologjisë dhe historisë për të parë traditat popullore kulturore dhe interpretimet kulturore të përvojës historike. Ajo si e tillë shqyrton të dhënat dhe përshkrimet narrative të materies së kaluar, duke përfshirë vazhdimin e ngjarjeve që i përkasin një kulture.
Por ku qëndron në fakt ky realitet? A është thënë e vërteta me këto pak fjalë? Dihe se historia kulturore sjell në jetë një kohë dhe vend nga e kaluara. Në këtë përkim, ndërsa Flamuri Shqiptar është shpalosur nga një analist turk në mes të Turqisë, historianët e kulturës duhet të shkojnë më tej tashmë vetevetiu, të studiojnë e risqarojnë besimet dhe idetë, ashtu sikurse bëjnë në të vërtetë historianët intelektualë. Por përveç shkrimeve të elitave intelektuale, ata duhet të marrin parasysh nocionet (të shumtat të pashkruara për fatet e shuara të Kombit shqiptar të rëndësishëm historik në Ballkan e në Europë) për më pak të privilegjuarit dhe më pak të arsimuarit. E këtë duhet ta bëjë Akademia e Shkencave?!
Ky realitet qëndron i drejtë dhe konkret kur këto pasqyrohen në produktet e kulturës artistike të qëllimshme, por gjithashtu përfshijnë objektet dhe përvojat e jetës së përditshme, siç janë përditësitë e sotme të gërshetuara me të kaluarën e fshirë. “Kultura” gjithashtu mund të nënkuptojë qëndrime, vlera, supozime dhe paragjykime të përditshme, dhe ritualet dhe praktikat që i shprehin ato, nga besimet magjike deri tek rolet gjinore dhe hierarkitë racore, ndaj mjafton dhe ky fakt, dhe ky deklarim publik i analistit turk për të shkuar në pikën e duhur.
Në këtë kuptim, instinktet, mendimet dhe aktet tona kanë një prejardhje të cilën historia kulturore mund ta ndriçojë dhe ekzaminojë në mënyrë kritike. Historianët e kulturës në këtë pikë duhet të studiojnë të gjitha këto aspekte të së kaluarës në ndërlidhjen e tyre globale dhe eksplorojnë se si ato lidhen me shumë kuptime të dhuratave tona të larmishme kulturore historike. Vetëm kështu mund të thuhet se është dhe po nis të thuhet e vërteta e vonuar shqiptare në ballkan e më gjerë.
Comments