top of page

Histori e zonjes Sindi

  • Jun 30, 2022
  • 2 min read


Dhe një dite, fshehurazi, pa razi shtëpie

Dashuri kafshesh e birit, e solli në plangun e ngrohtë

Dhe shih, aty, mu nën shkallë ballkoni të fundit, e vogla

E zeza, me dy-tre plloha të bardha mbi shpinen

I ofruan supë gjedhi, tambël, meny të begatë

E një shtratë të butë foshnjesh me lara.

Rropatje mexhlisi për emërin: Liza, Beti, Meri, Sindi

e quajtën sipas një bukurosheje filmi Sindi

Endej oborrit të vogël e lirë e qetë

Pa ndalesa, si i dëshirit një fëmij

Dhe zu shtatë deri tek zonja sikur iu dha emëri.

Dhe në një fërferitje, flut,rim çavke lehte zëshem

mbronte plangun me lehje të sertë

E zonjes Hyrka i vënte putrat në krahror

Dallonte ndjesinë e saj prej mëmeje

Tek cijatte nga dash,ni i lëpinte dhe doren

E ajo: Sindi imja e dashur, zemër imja, e çorraste:

Ja, dy kokrra sarma e eshtra zogëze, këtu në pjatë.

Një dite se ç,kredhi dhe zu të rrënkoj në një cep të fshehur.

,,Ka pneumoni” e thash tek e pash në ligshti

Më pas me taxi ,,breshkë” të Lales, vrap tek veteriner Seli.

,,Inflamacion mushkrish! Ska tjetër. Duhet streptomicin.

Vete, mirrte ilaçin dhe e këthenim me taksi

I rrinte mirë! Ishte zonja vetë!

Dhe, 10 ditë në një kënd të ngrohtë kuzine.

Kaluen ditet e zonja Sindi u gjallërua. Zu hovin.

Kaluan dhe vitet dhe morri edukacion të duaj të gjithë

E të mbroj plangun ku zu shtatin.

Ardhen vitet tragjike, vitet qeniesh të krimeve

Një dite ardhi inkasant rryme. Aca nga Aleksi

Dhe ai, kumtoj lartësinë e borxhit në gjuhen e vetë dhe dorëzoj faturen.

E zonjë Sindi u qart, iu turr sert me kërcnim kafshimi

E kjo-u pyetem: askujt përveç Aces. Përse! Ç,do thot kjo!?

E kuptoj se ai vinte nga anë e armikut, një gjuhë tjetër dhe kundërmim

Që nuk përkonin me tonen

E zonja Sindi ishte betuar të mbroj plangun e vetë.

Ndodhi dhe ndjekja e dhunes në drejtime t,padijtura

E zonja Sindi mbeti në shtëpi roje e plangut.

E zonjen Sindi, tek turrej për kfashim, e vranë tek prag plangu i vetë.

Dha jeten e vetë sikur ishte betue.

E vranë monstrumet dalë këllefi njeriu.

Zonja Sindi treti trupin e vetë ku të dij sekush

Tashmë shndërruar në dhe

Por kujtimi për te mbeti,

Kujtimi për besen e saj hyri në histori.

30.06.2022 m.m.h.

2 Comments


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jun 30, 2022

Tregim poetik i këndshëm për jetën me fund heroik të një qenusheje. Njëkohsisht aty shpalosen edhe raportet e njeriut me kafshën, konkretisht nëpërmjet zonjës Hyrka, dashurinë e përkujdesjen e së cilës zonja Sindi ia kthen me mirënjohje e besnikëri gjer në flijim. Qysh herët rrëfimet për kafshët kanë qënë e janë efikase për të kuptuar më mirë shoqërinë dhe përsosur shpirtërisht njeriun, si në këtë krijim origjinal dhe emocionues të poetit z.Minush Hoxha.

Like
Minush Hoxha
Minush Hoxha
Jul 02, 2022
Replying to

Z. Kozma, pretendimet e mija prej krijuesi, janë fare-fare modeste. Përkundra jësaj, përpelitem të depërtoj në thellësi, për aqë së më lejon imja inteligjencë. Ky, sikur më të drejtë e quani tregim poetik, synon regjistrimin mu të sjelljes së një qenie që për njeriun, nuk ka vetëdije. Sjelljet e qenushes si i thoni, ishin mahnitëse dhe tek më gudulisen, ashtu e shkriva në këto vargje modeste. Juve fln. për leximin dhe ua them se me shkathësi prej inteligjence, idetifikoni në shkrimet e mija, ato që meritojnë të apostrofohen. Resp. për prozatorin e mrrekullueshëm.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page