top of page

Hiqmet Mehmetaj: OMAR KHAJAMIT

  • Jul 17, 2025
  • 1 min read

Mbrëmjeve prehem mbi vargjet e tua,

Nga brigje të tjera ti zë e mē flet,

Pēr verën brusko dhe çupēzat mua

Më bën ziliqar dhe në atë jetë.


S'paska kuptim jeta pa dashuri,

Pa kopshte e vreshta dehjesh, o mik,

Zemra drithērohet dhe rreh me furi,

Kur muzgjet vasha t'i çel si dritë.


Në prehër mbaj Vashën dhe kupën në dorë,

Dy lulëkuqe, a s'të dehin vërtetë ?!

Të ulin në fron, të vendosin kurorë,

Të mbytin me dhele e puthin si mbret !


Eh, dashnor, I ngjyer në çupa,

Vaditur me poçen e verēs Azi,

Mē ndez dhe mua " të shuarin" me kupa

Mbi varr do vij të t' ndez një qiri !


H. Mehmetaj . Freskohuni sàdopak në kētë zheg korriku, miq të mi !

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page