top of page

Hiqmet Mehmetaj: LËNGATA E ZEMRËS

  • Jun 27, 2024
  • 1 min read


Nuk dua të ankorohem në tjetër vend

Liman për prehje dua kurmin e artë,

Si puhizë detare më josh e më çmend,

Dhelet goditëse më sjellin lëngatë.


Mbi cicëzat zbardhuar si zaje lumi,

Mbi buzēt qershizë dua të qetohem,

Për gushëzën e derdhur si Kashtë Kumtri,

Për syçkëzat mëngjese nga gjumi zgjohem.


Nuk kam dēshirë më kot të zhgënjehem

Në sytë e mi dua lotin e hënës,

Me aromën e trëndafilit të dehem

Te zjarri yt të shuaj zjarrin e zemrës !

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page