top of page

Hiqmet Mehmetaj: KËNGĒTARËVE VIRTUOZË TË POLIFONISË LABE


ree
















1) VASILLO LAPA ( KOKA ) - Pilur


ree

Ah, ajo bejkë e bardhë,

nuk më hiqet nga kjo mëndje,

nëpër ëndrra e kërkoj,

ç'krrabë e zuri pēr këmbe ?!





2) ERMIONI MĒRKURIT - Pilur


ree

Pēr ty vras mëndjen time,

këngēt janë sipas adetit,

me shpend s'bëj dot krahasime,

vallë mos je sirenë e detit?!




3) HYSEN RUKËS - SMOKTHINË


ree

Ti thith gurrën e traditës,

pi atë ujë mademi,

ndaj të them që e ke ngjallur

bilbilin Qazim Ademi.





4) KATINA BELERIT - Himarë


ree

Lundro, moj Ketinë, lundro

në detin e këngës-o,

veç të gjithë mos e pushto

ler dhe ca pēr shoqet-o !





5) NAZIF ÇELA - Lapardha


ree

Kur pi ujë larg në oaz

edhe pse dëgjoj bilbila,

mëndja ime gjithë gaz

më shkon tek Nazif Janina.





6) GOLIK JAUPIT E PARO ZIFLAJ - Bënçë, Tepelenë


ree

Pse, s'jeni si çift pēllumbAsh

që çukisni në çdo zemër ?

Zëri juaj më çon larg

mē duket se jam në ëndērr.





7) ARJAN SHEHUT- Gjirokastër


ree

Këngët e zogjve të pyllit

mbyllin sqepin që të tërë,

Zërin ta bekoi Zoti

sa tundet dhe Mali i Gjërë !




 KALO BREGUT - Vezhdanisht



ree


Ah, ajo leshēverdhë e bukur

më thuaj në ç' shpellë flë gjumë,,

më mbeti aq merak

pa prehur një natë dhe unë !...



9) ARAP ÇELOLESKAJ - Vranisht


ree

Stogoi, çika dhe Çipini

si gjerdan vargu me male,

kur kaloj andej kujtoj

Arap - Vranishtin në valle.





10) SYRJAT HODOS - Tërbaç


ree

Kënga të ka shumë fuqi,

të dëgjoj si një i marrë,

me Miron më bēre magji,

kur e preu çepenë si djalē !




11) TRESHES SË DUKATIT ( Lekos, Begos, Selimit)

Gurgullon zëri i juaj

si tingujt e cylēs dyjare,

treshja juaj- pirosti

mē deh e më marros fare


12) FATBARDHA BRAHIMIT - Lapardha, Vlorë


ree

Kënga të rrjedh gurgullimë

lotēt më derdhen si krua,,

prekem thellë, me ngashērim

- Zemrën pse ma lëndon mua ?!





Hiqmet Mehmetaj: Nga vëllimi poetik "Shqipēri, pse s'të zë gjumi" 1996.


ree


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page