Hiqmet Mehmetaj: BRENGË
- May 13, 2025
- 1 min read

Me sytë e mi shoh botën pērmbysur,
Shoh jetën të shkatērruar, të vrarë,
Shoh fatin mjeran, gur të rrokullisur
Dhe sahanlēpirësin pusht- pushtetar.
Shoh zemrën e brishtë, keqas zhgënjyer,
Të virgjërën përdhunisht zhvirgjëruar,
Shoh të vērtetën nga gënjeshtra thyer
Edhe të ndershmen çnjerëzisht çnderuar.!
Shoh lirinë me zinxhirë të lidhur
Dhe artin që heq shpirt, I nëpērkëmbur,
Binjaken varfēri me mua lindur,
Trurin tim të mpirë, pērdhe të shembur.
Në pellgun e brengës dergjem I mekur,
Një fije shprese a kam për ta gjetur ?!









Comments