HIPOKRIZIA SHQIPTARE


HIPOKRIZIA SHQIPTARE ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT

Nga Frank Shkreli

Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit është një organizatë anti-komuniste jo-fitimprurëse këtu në Shtetet e Bashkuara, me qëndër të Washington, e themeluar me një akt të Kongresit, në vitin 1993, “Me qëllim për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit”. Ky është misioni i këtij fondacioni, me moton e veprimit, “Për të mësuar të Vërtetën – Për të kërkuar Drejtësinë – Për të ruajtur Kujtesën”.

Për pothuaj tre dekada ky fondacion ka zhvilluar një veprimtari të dendur për të edukuar dhe për t’i kujtuar– rinisë dhe publikut amerikan në veçanti, por edhe vizitorëve ndërkombëtarë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara — krimet barbare të komunizmit gjatë shekullit të kaluar dhe më vonë, krime të kryera në më shumë se 40-vende të botës të sunduara dikur due sot nga regjime komuniste.


Ashtu si çdo vit ç’prej themelimit edhe sivjet, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit -- para Monumentit të Viktimave të Komunizmit në Washington në kushtuar më shumë se 100-milionë viktimave të komunizmit në botë -- zhvilloi ceremoninë përkujtimore vjetore, të premtën që kaloi. Kjo ceremoni vjetore zhvillohet në në këtë ditë, në kujtim të vizitës së ish-Presidentit amerikan, Ronald Reagan në Berlin më 12 Qershor, 1987 dhe