Himni i Zarfit


Nga Fatmir Terziu


Në letrën time ka një mal të padukshëm, lidhur me arsyet, e fshij me sy ndërsa zbus veten, shenja e ujtë pushton zbritjen e përfaqshme, teksa orkidet rriten brenda shkrimit dhe përhumb.

Unë shkruaj sepse Ti nuk më dëgjon dhe kur hesht tres male të tjerë të padukshëm në brendësi.

Përtej anës monotone, mërzitja shtriq ritualin e saj në anën e pasme, teksa mbyllja nuk shkon përtej buzëve, vendos një shenjë të lagur në palosje, askënd nuk e shqetësoj në këtë rutinë kaq. Vërej një shenjë poste.

Kur jam mërzitur, lexoj në sytë e mi. Kur jam malluar e detyroj veten në aktivitete të lagështa, ritmet e shenjta, sipas rastit. Brenda letrës këndoj derisa tretem kjo është jeta dhe Himni i Zarfit.

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif