top of page

...hieroglife


 Nga Astrit Lulushi


Kur Moisiu u kthye nga maja e malit Sinai, ai mbante në duar gurët e shkruar nga Zoti me fjalët e Zotit. Por ngrihet pyetja e përkthimit. Pasi kjo ndodhi rreth 1 mijë vjet para se hebrenjtë të shpiknin shkrimin në gjuhën hebraike. Studius të ndryshëm argumentojnë se Tabletat mund të ishin shkruar vetëm në hieroglife egjiptase, përndryshe Moisiu nuk do të kishte kuptuar tjetër shkrim (përderisa hebraishtja nuk të ekzistonte si gjuhë e shkruar edhe për një mijë vjet të tjera). Ideaja e mesazheve të materializuar në gur mrekulloi njerëzit dhe shkrimi që e bënte ‘gurin të fliste’ konsiderohej të mbante forcë magjike. Egjiptasit komunikonin me shkrim me anë të Hiero-glifeve, sipas greqishtes, që do të thotë ‘hiero’ gdhendje dhe ‘glife’ e shenjtë’, por në shqip mund të kuptohet si ‘Gjuha e Hyut’ ose ‘Hyu Flet’. Shprehja ‘Fjalët e Zotit’ përsëritet shpesh gjatë gjithë Biblës, si dhe mes shqiptarëve sot.

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page