HESHTJA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 23, 2020
- 1 min read

HESHTJA
Ky kalë xanxar, revan për dreq,
ndë udhë e shteg ku dhembja - dhemb.
Përndrit gjakosur. Heshtja që hesht,
përvëlon përvëlim, fjalë e pathënë.
Trok i frikës shkrep xixa zjarri,
e ngut përgjumja, kjo vello e zezë.
Deshtimi, haku, zezim i kalvarit,
gur i patretur, trishtimi që Hesht.
Shkon flakë e furi e prapa s'kthen,
në eshtër dyshimi, ka mijëra vjet.
Flijohen në mitra të palindura fatet,
kur flet budallai dhe i dituri Hesht.
Mërzinë e botës dhe gjysmat tinzare,
ky kalë xanxar i lodhur vërtet.
Nuk ndal. Në muzgje, pendimet i djeg.
Se lind e vërteta dhe gënjeshtra vdes !
Kommentare