top of page

Hegel



Astrit Lulushi


Hegeli (rreth 1830) ishte filozofi më kompleks që shkroi ndonjëherë. Kjo sepse Hegeli përmblodhi tërësisht të gjitha vitet e Historisë Perëndimore.

Është e pamundur të kuptosh plotësisht Hegelin pa një kuptim të plotë të historisë së filozofisë perëndimore, duke përfshirë Sokratin, Platonin, Aristotelin deri tek Kant, Hume dhe Schelling.

Kështu, të përpiqesh ta përmbledhësh Hegelin me pak fjalë është e pamundur.

Por shkurt mund të thuhet se Hegeli e konsideronte Aristotelin (350 pes) si mendimtarin më të madh, me Kantin pasues. Për Hegelin, madhështia e Aristotelit ishte se ai përcaktoi një sistem të plotë të logjikës; përdori atë Logjikë për të përcaktuar të gjitha shkencat e natyrës dhe të gjitha shkencat humane (duke përfshirë Etikën, Politikën, Teatrin dhe Kritikën e Artit).

Asnjë mendimtar tjetër nuk e kishte bërë këtë më parë apo që atëherë.

Kanti kishte zbuluar Logjikën Dialektike (që i bëri përshtypje Hegelit) por Kanti nuk arriti ta zhvillonte këtë Logjikë.

Hegeli më pas zhvilloi një sistem të plotë të logjikës dialektike; e përdori atë Logjikë për të përcaktuar të gjitha shkencat e natyrës dhe shkencat humane (Hegel's Encyclopedia of the Philosophical Science).

Vetëm dy mendimtarë në histori kishin arritur diçka të tillë. Prandaj, vetëm ata janë të krahasueshëm - Aristoteli dhe Hegeli.

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page