top of page

HAZIR MEHMETI: MIKES

  • 3 hours ago
  • 2 min read

     SHKUAN    

 

Bashkë me retë shkoi dhe shiu

Çatia e etur ngeli dëshmi

Aty ku gjelbërimi  gufon

E gjallë kujtimeve mbete ti

 

Kur pranvera lulet falë

Shkrihet dëbora në mall për ty

Fytyrë e jote hënë mbi mal

Ngushëllim i vonuar, pa kthim

 

Shkëmbi i krisur loton për diell

Zeusi i padëgjueshëm moteve

Ikja e vjeshtës  u mbyt në shi

E ti vjen me sythet e para

E unë, pres aty ku s’takohemi kurrë

 

  NUK THYHESH

 Nga jeta në auditor të  hodhi mosha Me kambanë në fyt, shpërblim jete

Një herë mund të shkosh në barnatore

Poeti, nuk ka nevojë më shumë

 

Dhe, poetët ashtu kanë vlerë

në xhep dy euro e gjysmë në ditë, vlerë 

 

Ti, nuk qahesh për vete,

Jo,

Për të nesërmen e vonuar, e mbetur djerrë 

Profesor, thesaret nuk shndrisin

Aty ku terri i paditurisë mbytë lutje

Merri dhe ëndrrat e mia në valixhe

Pranë pragut të huaj

Aty i mbylla fushat, arat, malet

Aty dhe vjershat e Fishtës e Naimit vuajnë

Presin  mësim,  zemërim i rëndë dheu

Aty përditë varroset shpresa ime, e jona 

Aty Mbytje e Madhe, poet

Valixhe të kombit anijeve pa kthim

Ti e  sheh përditë përtej lakut

Lulëzimi i  vyshket  tempujve, dogmaveUniversiteti pa shkumës, pa rini

Pa dashuri, me vulë mashtrimi

Koha moderne, injorancë që vret

Litari yt, profesor i fortë

Na mban të dyve, të treve,

Të gjithëve, deri tek i fundit

Deri aty ku vetëm thembra mbesin

Dikush nga dikush

të gjithë nga dikush

 

      MIKES

 (Susanne K.)

 

 Sytë plot jetë

Dëshirat  mbolle rrebesheve

Pranverë në jetësinë e ëndrrave njerëzore

Sytë  e tu fjalë zemre në shpresën e vrarë

Në tingëllimën e kohës

Ti, e kuptove time jetë

Jetë i thërrisnim, por emrin robëri kishte

Ti nuk fshehe mbështetje i huaj të mos ndihem

Por, shpërndave aromën e saj kaltërsive

për  mua njeriun pa dhe,

Ti nuk do ikësh, do fitosh kancerin,

Për ty

Diellit do i lutem

Zeusin ta gjej fshehur hijeve

 

I vrarë në shpirt

Vrapova guroreve zbathur

Në kërkim të gjelbërimit të premtuar

Këngës, kaltërsi Danubi, për ty dashuri, mike

Lule mblodha schönbrunit dhe lutje

Për Ty njeri!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page