top of page

Hazir Mehmeti: Dy poezi



 

PO VJEN DIELLI

 

 (At Antonio Belluscit)

 

-Po ku ndihet një zë, ore!

-Nga dheu vjen zotëri, nga dheu

Flet ZëUrtësi ynë, Ati i Kombit

Ati i halleve të mëmëdheut, dhembjeve të tij,

 

  Ati i rrezeve lirie e shprese New York e Prishtinë

  Ati Ynë, shkëmb Pollini, porosi në marshim.  

 

Po, po, Ati  i plagëve të lashta  

i lotëve,

i shpresës mbrëmjeve, kur dielli shkon

i pritjes,  kur dielli vjen.

dashuri  nusërie,  duvak  në përtëritje

  fjalë në vrasjen e vdekjes,  

  shtizë Akilit betejave në Iliri  

 

 Shi lotësh,

 po, po janë mall dheu e mall gjaku

mall motre,  mall nëne ngjyrë ylber

 në  vegjën e Penolopës në pritje të Odiseut

është buka jonë e njomur përtej detit

 dashuri toke, vegim ynë, shpirt poeti.

 

O, At

 Zë shprese  në agim

 lindje të reja n’ udhëtim.

 

ZëUrtësi ynë në porosi:

Kur jemi bashkë Gjergji kthehet përsëri

 

Eu, e bukura More

Ti nuk vdes

Jo!

Na ke ne.

       (Frasnitë, 7 maj 2024)

 

   DUAR MIELL E SHPRESË

       (nënës shqiptare)

O drita e mëngjesit shndri

mos rri e fshehur skutave

ndriçoje atë dorë nëne shenjtëri 

atë ballë rrudhosur, shkronja fshehtësie

të thella horizonte minierash

të gjera sa Fusha e Mëllenjave

aty fshihet bota ime dje e sot

aty fshihet kripa e djersës, jetës 

aty jeton vuajtja mbi dëshira të vrara 

aty fle  hidhërimi

aty  takohet zëri i yt dje sot, nesër

O diell

i pa drejtë me je

si nuk e pe plagën e nënës mbi vetull

aty ku thyhen plagët e kombit 

aty vetëtima e strukur rri

e dashuria pëlcitur nga pritja 

 

Eh, nena ime!

sa shumë cukla drodhe tjerrtoreve

mbi supe e kurriz lakuar nga pesha,  nga etja

e etur, e etur qave shtigje moteve

mbi supe foshnje, dhuratë ardhmërie

 

kur sofra me lugën e mikut pret e pret 

tek Bungu i  Arës Matanë 

Aty, ti jeton gjithmonë

 

                  (Besnik, qershor 2023)

79 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page