Hasan M. Shahinaj: Dhimbje krenare ...
- May 2
- 2 min read

- Në vend të epitafit - elegjiak -
E enjte, 30 prill 2026,
kohë me shi të lehtë vajtimtar
për ty, moj Vivra,
o talent i rrallë !
Oh, të puthsha zemrën e nxehtë
me të ndriturin tënd ballë !
U shua shkrimtarja "Nderi i Kombit",
e përcollën me furtunën e lotëve;
na la emrin e pamort Vivra,
me thesarin prej 60 libra !
Jo, jo... nuk u shua shpirti i Saj;
ai u ngrit nga hiri pastaj
porsi Sfinksi e si Feniksi
për t'i dëshmuar botës shqiptare
se çfarë sfidante ka qenë,
është e mbetet Shqiponja Labe,
Vilhelme Vranare !
Sot edhe natyra bleroshe po qan
e vajton me kuje për ty, Vilhelme,
se ti ke qenë e mbetesh
mbretëresha shëronjëse melheme !
Sepse u vure balsam plagëve
të pambyllura të mortjes luftë klasore;
sepse ty të nderon çdo shqiptar/e;
me mall e zemër edhe çobani në Kasolle !
Nuk shuhet dot zëri yt Vivra,
por merr jehonën Viva,
(Rrofsh e qofsh e mbretërofsh përjetë,
zemrash tona me Fjalën e Lirë)
në buzën tënde lulkuqe zëmire,
se ti shkrove thesare diturore ;
ndaj shpirti yt merr trajta flurore
duke na mesazhuar dorë për dore
porsi korifejtë Krisht e Muhamed :
O njerëz, ju dua, jini vigjilentë,
dhe mblidhni shpirt e mend !
Ndiej dhimbje, dhimbje pafund e anë,
edhe unë poeti i vonuar Hasan
dhe më burojnë në zemër e buzë
pasazhet e mia kaq pranë :
"Dhe nëse vdes, le të vdes në prill e maj;
mbulomëni me gjethe e lulnajë
dhe shihni e prisni po s'u ngjalla paskëtaj !"
Ja, ky është epitafi im për ty,
o motërza e zemrës së plagosur Vilhelme.
Vepra jote meritore është melheme
për këdo e kudo, zemëro,
nëse i thua vetes "rro, o grua e burrëro !"
Dhe tash, lamtumirë, lamtumirë,
O Labja trime kaq e dëlirë
e paç dheun të lehtë, të mirë
duke sfiduar krejt Kalvarin
farmak, flamë e të vështirë
të ish-diktaturës fëlliqësirë
që të privoi talentin e rrallë !
Por ti e demaskove regjimin e zi
atë satrap, fasadë e përrallë
me të 60 veprat e tua Hallall;
ndaj pusho e qetë tani,
se ke një jetë pa fjetur në sy
për t'na ringritur emrin Njeri !
Oh, të puthsha zemrën - flakë e qiri
me të ndriturin ballë e sy,
O moj Vivra - Viva talent - peri !
U përpoqa të vargëzoj edhe unë
për meteorin-letrar të pashuar kurrë
që ngryset e gdhihet veçse në punë !...
Durrës, më 30.04.2026








Comments