top of page

Harta e ndjesive te mia

May 28, 2020
1 min read

Harta e ndjesive te mia Nga gjurmët që le mbi vitet e mia krijova hartën e dashurisë: Malet e pritjes, i vijëzova në ngjyrë kafe. Pyjet e shpresës, në të blertën e gjethes. Luginat e përqafimit, në të verdhën e pjalmit dhe liqenet e puthjes, me të kaltrën e qiellit... Për kodrat e gjoksit tënd dhe burimet e buzëve të tua, vendosa vishnjën e gjakut tim. Prush. Për ngjyrat e tjera, nuk kisha kohë të mendohesha… As ato për mua . I kisha brënda vetes !

Luan Xhuli Athine

2 Comments


sotir.mimi
sotir.mimi
May 29, 2020

Xing.

Nuk e di nëse do të mund të qëndrojë në këtë tokën tonë me pandemi një poezi e tillë tepër e ndjerë. Veçse, jam I sigurtë që do të ngjitet në galaktikë për t'iu bashkuar si motrave të saj

me Ricosin e shokë. Urime, miku im I mirë!

Xing.


Like

mich.maska
May 28, 2020

Nje poezi lirike, e ngrohte, e thjeshte, njerezore dhe e besueshme. Poezi

qe te ngelet ne mendje dhe besoj thithet nga lexuesi per tejdukshmerine

dhe brishtesine e saj.

Urime, suksese

Me respekt

Myslim Maska

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page