Hapet ne Diber te Madhe te Maqedonise se Veriut


Miho Gjini

"TEATRI SHQIPTAR NE MAQEDONI" edicioni 19

-Ky festival behet ne kushte te jashtezakonshme,te rethuar e kushtezuar nga i mallkuari Codik-19,ne nje mjedis te hapur,ne natyre, si dikur ne teatrot e lashta,jo me maska tek aktoret, por tek publiku i shumte dhe dashamires i Dibres qe eshte para artisteve nen qiellin e hapur. Festivali behet nen perkujdesjen e vecante te Kryetarit te komunes Diber Dr.Hekuran Duka, si edhe me mbeshtetjen e Ministrisë se Kultures RMV e tjere. Festivalin e hapi Artisti veteran,ideatori dhe organizatori i ketij eventi mbareshqiptar Ylber Nuredini ,duke vazhduar me pershendetjen e Kryetarit Hekuran Duka,per tja lene rradhen artisteve qe erdhen nga Tirana,me shfaqjen "Nuk shikoj,nuk degjoj,nuk flas",produksion teatror i DVSH-Tirane,-komedi e autorit Grek Yorogos Theodosiadis,me regjine e Donald Hasanit dhe Valdrit Hasanit, si dhe me interpretimet e aktoreve Vin Bejleri,Romir Zalla,Alert Celoaliaj dhe Jorida Meta. Kjo shfaqje e zhvilluar ne nje mbremje te ftofte,ne lartesin 630m mbi nivelin e detit, edhe pse ne kushte jo te regullta teknike (nga ndeprerja e energjise elektrike tri here!),nuk u nderpre asnjehere nga aktoret, shoqeruar me ndricimin e qindra celulareve të spektatoreve, me humorin e saj rrjedhes, ne stigmatizimin e fenomenit aktual te nje shoqerie ku eshte i shpeshte edhe fenomeni i mungeses se shikimit,degjimit dhe i te folurit, si shenja te para te civilizimit dhe demokratizimit te jetes se nje vendi.Ne shfaqjet e ardheshme do te debutojne ne skenen e hapur edhe disa trupa te tjera nga Tirana,Fieri,Shkupi dhe Prishtina.Ju urojme sukses e mbaresi artisteve te trevave Shqiptare, per suksesin e metejshem te Teatrit Shqiptar ne ecurine e tij te metejshme, duke sfiduar keshtu edhe CORONAVIRUSIN!



26 views1 comment

Shkrimet e fundit