top of page

Hapa dollapa, kush eshte prapa

SFIDA ME COVID-19 VAZHDON, NE DO TE FITOJME!!!!

Piroo Millona

Hapa dollapa, kush eshte prapa te ike me te vrapa, se une syte i hapa.."'

,,, U ngrita ne mengjes dhe ashtu shtrire ne shtratin tim perpilova nje plan "masash veprimi" per diten e sotme. Argetim dhe kthim ne femijerine tone. Do te praktikonim lojrat e harruar ne sirtarin e kujteses tone. Dola ishte ngritur me shpejt. Bera tualetin dhe erdha ne Guzhine. -Miremgjes .Dola!. U ngrita pergatita kafet ee mengjesit, qe eshte profesioni im i preferuar, kush te urdheroje ne shtepine tone kafet nga dora ime i ka. Duke rrufitur kafen me Dolen parashtrova"planin". Do te luanim si dikur. U ngrita ne kembe me doren e majte zura syte mos te shikoja dhe zgjata pellemben e dores se djathte, Dola do te gjuante dhe une do te gjeja se me cfare dore do me gjuante. E filluam e praktkuan per pak kohe dhe me "deshiren " time fitoi Dola. Pasi pushuam pak. Pika 2 e planit. Ne korridor, gjetem litarin e cupave dhe filluam te luanim " Me nga dy pa lene litar" Fitoi Dola megjithe perpjekjet e mia te medha. Pastaj secili nga ne u hodh ne litar per 20 here pa pushim. Dola u hodh me nje kembe duke e ndruar me kemben tjeter, mos te harrojme Dola ka qene ne rrethin e baletit te shkolles tetevjecare. Une me te dyja kembet. U qetesuam biseduam pak per "ceshtjen nderkombetare te Covid-19" Pastak i erdhi rradha kengeve qe mbanim mend. Dola ja fiilloi kenges qe i kendon cupes se Mbeses, Emes bukuroshe: 'Ca majmune, c'na u zune, Ne nje kopesht me kajsi, Njeri thoshte e kam une, Tjetri thoshte e ke ti..

Vjen ariu me arushen Per te bere dashuri...

Vazhdimin e dime te gjithe. Erdhi rradha ime dhe luajtem duke vene te dy gishtin e dyte dhe "Fluturoi , fluturoi" Ketu fitova une se jam me "genjeshtar " se Dola. Pak me vone loja "Hapa, dollapa, kush eshte fshehur, prapa te ike me te vrapa se une syte e hapa" Do ti qe Dola u be ere nuk po e gjeja dot. Ishte pergatitur per kete situate luftarake kishte sajuar nje vend te fshehte diku ne ballkon, ku une kalova disa here dhe nuk e gjeta. Si pa kuptuar erdhi dreka, e zonja e shtepise e kishte bere heret ne mengjes. Nje dreke te lehte. Pushuam pak dhe mbasdite kishim si program, vrap i lehte, ne perandorine tone "111" metra katror. Nje stimul duhej, une propoza qe Dola te nisej para dhe une ta ndiqja me vrap. Po ta kapja pa mbaruar loja prej 10 minutash, ne darke isha une kavalieri. Dola per te shpetuar nga denimi vraponte dhe me vuri ne veshtiresi, se perfitoi edhe pak nga dhembja e kembes qe kisha kaluar. Sapo e perfunduam kete loje. Doli "remi" keshtu qe ne shtrat sot jemi te barabarte. Ne fillim fuqine e kane "damat", po mbeti gje pastaj komanden e merr "kavalieri". Na marsh te keqen Covid-19, zgjat sa te duash, une po pergatis planin e veprimit per neser. Ju ftoj te me kujtoni lojra te feminise ti aplikoj me Dolen neser, dhe ju merrin eksperiencen tone, deri tek shtrati dhe veproni.....

59 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page