Hamit Gurguri: Miku i shqiptarëve, që u zhduk pa gjurmë
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 2 min read

Shkruan: Hamit Gurguri
(Roman i shkrimtarit suedez, Andersh Sundelin)
Që nga ajo e hëne, me 5.4.1976. që Buse Janson (Bosse Jansson) nuk u paraqit në punë, atij i humbi çdo gjurmë, si të mos kishte ekzistuar, shkroi Andersh Sundelin në librin e tij.
Ishin shokët e postës që lajmëruan mungesën e tij. Pas disa ditësh policia hyri në banesën e tij në Rr. Folkgatan 63. në Stokholm. Aty gjetën kuletën, pasaportën, çelësat dhe ca çeka të bankës. Mungonte një xhaketë, këpucët dhe adresari. Një palë papuçe ishin të hedhura në korridor, pamje aq e pa rëndomtë për kujdesin e Buses brenda banesës. Policia as që u interesua ta hetonte atë zhdukje. Hetuesi përgjegjës zbrazi banesën, hodhi në shportë gjitha librat, disqet, shënimet dhe në atë banesë e vendosi vajzën e vet. Gjërat e Buses u gjetën krejt rastësisht në Soder, si quhet pjesa jugore e Stokholmit.
– Askush nuk pa asgjë, as nuk dëgjoi diç nga ai. Të gjitha që posedonte ai, ishin ende në banesën e tij, thotë Sundelin.

Buse Janson nuk ishte njëri i dalluar, në pamje të parë postier i rëndomtë, por historia e tij nuk pushoi të fascinojë. U paraqit në artikuj gazetash dhe në një radio-dokumentar, çka botuesi pati 9.000 reagime. Vallë, pse tërë ky interesim?
― Një; besoj kjo varet nga zhdukja e tij pa asnjë gjurmë, gjë që lë hapësirë për shumë interpretime, thotë Sundelin.
– Dy; ai lëvizte në ambiente speciale. Kemi Shqipërinë, rrethet ekstreme majtiste dhe në të ’70 diçka që fascinonte.
Ka shumë faktorë në historinë e Buse Jansonit që shtyri shumë hulumtues të angazhohen për këtë rast. Ndër të tjera, policia tërësisht e neglizhoi rastin që nga fillimi. Si duket, ata ishin të bindur se ishte një vetëvrasje dhe e lanë atë pas dore çka kishin parë fqinjët dhe çka kishin dëgjuar. Ndoshta edhe policia kishte disa pikëpyetje rreth personit Buse Janson.
Sipas Andersh Sundelinit, Buse Janson ishte enigmatik, nuk pati miq të afërm dhe pak e njihnin në jetën e tij private. Ai poashtu ishte i pasur, pasi trashëgoi një pasuri nga gjyshi. Ishte komunist aktiv, fliste bukur gjuhën shqipe e një anëtar i shoqatën shqiptaro – suedeze. Ai, ndërmori për atë kohë ca udhëtime të jashtëzakonshme, për çka flitej se ishte spiun.
― Kjo ofron spekulime, pse ai udhëtonte aq shumë, paj edhe përtej “Perdes së hekurt”. Interesimi i tij për Shqipërinë e cila atëbotë ishte diktaturë totalitare. Ndërmjet viteve 1969 – 1970, praktikisht ai ishte së paku një herë në vit në Shqipëri.
― Ishte Buse spiun, u rrezikua apo zgjodhi të zhdukej?
― Supozohet se ka bërë vetëvrasje, e zuri një fatkeqësi, apo u ngatërrua me ndonjë shërbim të huaj sigurimi dhe për këtë arsye ai sikur “u avullua”, përfundon Andersh Sundelin.
Kush mund ta vriste?, për çka spekulohet edhe sot. Ka mendime se e vranë emigrantët shqiptarë, në grindjet e tyre për mospajtime politike, gjë që fare pak kush mund të besojë. U “fsheh” diku, e ndërroi identitetin dhe u fut në anonimitet? Paratë e trashëguara mbetën në bankë, çka i siguronin jetën! Nuk u vërejt tek ai sëmundje psikike, që shtytë në vetëvrasje.
Bosse Jansson u shpall i vdekur në vitin 1986.
(Pjesë nga SVT – Kultur, Stokholm)
Comments