top of page

HALIL RAMA: NË KUJTIM TË KOLIT

ree

HALIL RAMA

NË KUJTIM TË KOLIT

(Mikut tim Sokol Olldashi)

 

Libri yt “Unë dhe unë”,

Modeli si duhet shkruar poezia

Në të, pranverë dhe këngë

Fanitja në vargje, dhe puthja…

 

Ti më mësove si shkruhet lajmi

Kur bashkë punonim te “Albania”

Por s’e besoja o Kol vëllai,

Se brenda teje jetonte poezia…

 

E rrallë mjeshtria jote poetike

 Poezi me varg të çliruar tonik;

Si në “Valsin e merimangave”

Shkarkon ngarkesë e shpirtit tënd.

 

“Unë dhe unë” është pavdekësia

Në “ditën që vdiqe, linde sërish”

Po çel “një syth në degë të thata”

Poezia jote ato i rilind…

 

Libri yt, i veçantë dhe nga forma

Me intonacion të veçantë muzikor

Siç e ideoi dhe e deshi Kozeta

Përjetësisht ti ndriçon si meteor…

ree

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page