Halil RAMA: “NACIONAL”, KONFERENCË SHKENCORE PËR LETËRSINË BASHKËKOHORE ITALIANE DHE NDËRKOMBËTARE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 5 hours ago
- 2 min read

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh
· Dr. Mujo Buçpapaj vlerësohet me Çertifikatë Mirënjohje nga Dr.Regina Resta, Presidente e Shoqatës VerbumlandiArt APS, e njohur nga Senati i Republikës Italiane
Ndikimi, prurjet dhe jehona e letërsisë bashkëkohore italiane dhe asaj ndërkombëtare në një nga platformat më të rëndësishme të kulturës dhe letrave shqipe, qenë në fokusin e Konferences Shkencore që organizoi Shtepia Botuese “Nacional” në sallën e konferencave në Hotel Oxford në Tiranë.
Personalitete shqiptare dhe italiane të letrave dhe kulturës e konsideruan këtë një ngjarje të veçantë kulturore dhe intelektuale, e cila u zhvillua në zemër të Tiranës.
Konferenca synoi të hedhë dritë mbi, pasqyrimin dhe promoviin e letërsisë bashkëkëkohore italiane dhe shqiptare në gazetën letrare dhe kulturore “Nacional”. Pasi drejtuesi Dr Mujo Bucpapaj u dha mirëseardhjen të ftuarve të nderit dhe pjesëmarrësve, e mori fjalën Dr.Regina Resta, Presidente e Shoqatës VerbumlandiArt APS, e njohur nga Senati i Republikës Italiane, e cila shprehu mirënjohjen e thellë për këtë event - shkëmbim kulturor midis dy shteteve. Ajo u ndal gjatë dhe theksoi kontributin e rëndësishëm të Gazeta Nacional dhe të vetë Dr Mujo Buçpapaj, në promovimin e vlerave kulturore jo vetëm të autorëve dhe artistëve italian, por edhe nga e gjithë bota. Gjithashtu, Dr Regina premtoi se do të rikthehej në vendin tonë të bukur, për shkëmbime veprimtarish të tjera kulturore. Më pas e mori fjalën Zv. Presidenti i Shoqatës Goffredo Palmerini i cili gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë të ishte i pranishëm në këtë event. Ai rrëfeu se rreth viteve '80 kur ishte Zv. Kryetar i Bashkisë në Aquila, pati nderin të njihej me veprën e shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare: Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur i cili po regjistrohej si film me aktorë të njohur italian duke përfshirë edhe Mastroianin, në këtë qytet të mrekullueshëm. Më pas e mori fjalën Dr Klara Kodra e cila e tregoi për origjinën e nënës së saj italiane si dhe marrëdhëniet e ngushta artistike dhe letrare me shtetin tonë fqinjë. Dr Klara u ndal gjithashtu në veprimtarinë e zgjeruar të gazetës Nacional dhe kontributin shumëvjeçar të kësaj media, në aspektin e shpërndarjes të veprimtarisë së shumë autorëve italian dhe atyre të huaj. Pasi u shkëmbyen Certifika Mirënjohjeje nga të dyja palët, fjalën e morën edhe studiues, shkrimtar dhe autorë të tjerë. Eventi u mbyll nga koordinatorja Angela Kosta e cila i shprehu mirënjohjen të ftuarve të nderit si dhe të gjithë të pranishmëve në sallë.
;Të ftuar nderi ishin: Regina Resta - Presidente e Shoqatës VerbumlandiArt APS, e njohur nga Senati i Republikës Italiane: Dr. Znj. Mirella Cristina (juriste, deputete, komisioni i drejtësisë): Goffredo Palmerini Gazetar): MARIA PIA TURIELLO (Kriminologe forenzike, kryetare e Komisionit Shkencor) dhe MIRJANA DOBRILLA (Shkrimtare, përkthyese).
Prania e personaliteteve te tilla të letrave, kulturës, gazetarisë e jurisprudencës, qe treguesi më sinjifikativ i presitigjit ndërkombëtar të Shtëpisë Botuese dhe gazetës “Nacional”, dhe veçanërisht e drejtorit Dr. Mujo Buçpapaj, si një nga poetët më të botuar e të vlerësuar ndërkombëtarisj=ht.
Comments