Halil RAMA: MUSTAFA MIKLI ISHTE DHE MBETET SIMBOL I MIRËSISË NJËRËZOREHOMAZH

Familjarë, të afërm, miq e shokë të shumtë, jo vetëm nga Muhurri, por nga e gjithë Dibra, madje dhe nga Tirana, Durrësi e Lezha, më 9 shtator 2026 i dhanë lamtumirën e fundit Mustafa Halit Miklit, në moshën 61 - vjeçare.
Ai trashëgoi virtytet më të mira të babait të tij Halit Miklit, i cili edhe pas çerek shekulli që ka ikur në botën e përtejme, mbledh në lokalin me emrin e tij në qendër të Muhurrit, që e trashëgoi Mustafa, muhurrakët e miqtë e tij, si të qe gjallë.
Familja e Islam Miklit ku u rrit e u burrërua Haliti, ka qenë një nga bazat e rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Dibër.
Kështu, edhe Mustafa, në gjurmët e të parëve të tij me histori të lavdishme, ishte mjaft dinamik, në lëvizje e kërkim të pasosur njohurish dhe vlerash. Ai ishte shumë i lidhur me punën dhe mjaft i shoqërueshëm.
Madje falë tij, ne muhurrakët prej vitesh në biseda telefonike me njëri tjetrin, kudo që ndodhemi, nga Peshkopia e Tirana kur na merrte malli apo për ndonjë punë thonim:
“Takohemi tek lokali i Halit Miklit” që më vonë e ndrruam në “Takohemi tek Mustafa”. Sepse aty gjenim gëzimin dhe lumturinë e kërkuar mes nesh.
Puna, veprimtaria njerëzore, është pa dyshim burimi i çdo të mire dhe pasurie. Njerëzit e zgjuar, dijetarët e mëdhenj, filozofët e lashtë dhe largpamës, kanë ditur të predikojnë dhe të veçojnë te njeriu, një nga sjelljet dhe gjërat më të çmuara të tij: qëndrimin dhe dashurinë ndaj punës.
Mustafa, si dhe babai i tij Haliti dhe nëna shembullore Narushia, ishte shembull i rrallë në ndërtimin e një jete të admirueshme private…
Njerëzit e mirë ndihen krenarë për atë që janë, atë që jetojmë dhe çfarë bëjnë. Kjo lloj krenarie i ndihmon të përcaktojnë se çfarë simbolizojnë në këtë botë. Kështu ka ndodhur edhe me Mustafën, për të cilin ndershmëria ishte mënyrë jetese. Ai i përkiste asaj kategorie njerëzish të cilët nuk vjedhin, nuk mashtrojnë dhe janë besnikë…që nuk i tradhtojnë miqtë dhe vendosin idealet përpara interesave.
Familjarisht ai ishte një shembull i rrallë edhe në ndërtimin e një jete të admirueshme private.
Veçanërisht Musafa, u dallua në menaxhimin e Bar Kafe “Halit Mikli” duke ruajtur besnikërisht traditën e babait.
Ai i tërhiqte muhurrakët…dhe pse jo, edhe mësuesit e nxënësit e dy shkollave fare pranë lokalit, si me magji, me fjalën e urtë, buzëqeshjen karakteristike dhe me shërbimin shembullor.
Kështu fisnikëria e Mufata Miklit arriti në një kuotë aq të lartë, saqë si familjar i mirë, mik i vërtetë, shok i papërtuar, dhe si dibrani me zemër të madhe, iu gjendej kurdoherë pranë miqve e të afërmëve, në gëzime e hidhërime. Formacioni shpirtëror i tij është përmirësuar dhe zhvilluar nën ndikimin e nxitësve dhe stimujve socialë, pasi duke pasur një përthithje inteligjente dhe mishërim të vetive më të mira, zhvilloi përgjigje të vlefshme ndaj indikatorëve socialë, si reagim estetik që i shkaktonte ndjenjën e kënaqësisë e të përmbushjes morale.
Ai shquhej për zgjuarsi natyrale, i dëgjohej kudo fjala, sepse fjala e tij e urtë dhe e mençur zinte vend kudo
Kjo ikje e papritur, e bëri më të thekshme dhimbjen e madhe për të, jo vetëm për familjen dhe të afërmit e tij të dashur, por për të gjithë ne farefisain, miqtë e shokët e tij të shumtë në Peshkopi, Muhurr, Luzni, Tiranë etj.., për të gjithë ata me të cilët ai ka punuar.., për të gjithë të njohurit e tij të shumtë si në Dibër, në Tiranë e kudo.
Flet për këtë edhe ky kortezh i gjatë me mbi 1000 vetë në përcjelljen e tij.
Mustafa Mikli, vdiq për të mbetur në kujtesën tonë, të bashkëfshatarëve, miqve e shokëve të tij, si simbol i njeriut të virtytshëm, duke lënë pas një familje solide.
Nuk thonë kot që njeriu i mirë, bën dhe lë vepra të mira. Kështu ka ndodhur edhe me Mustafa Miklin, që ishte dhe mbetet shembulli më shenjues në emër të së mirës dhe të dashurisë njerëzore. Ishte dhe mbeti në kujtesën e muhurrakëve një burrë me shpirt të jashtëzakonshëm, simbol i të përkushtuarit, njeriu shumë i dashur për të gjithë popullin e Muhurrit dhe një vlerë e vërtetë e qytetarisë.
I dashur vëlla Mustafë!
Siç shkroi vëllai yt Ylli në rrjetet sociake, kur Ju sapo kishit mbyllur sytë: “Do të na mungojë zëri yt, prania jote, buzëqeshja jote dhe çdo kujtim që kemi ndarë bashkë. Ti nuk do të jesh më pranë nesh, por do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona”.
Për bashkëshorten Serveten, djalin shembullor Aleksadrin, dy vajzat si yje Lorela e Bora; vëllezërit Shefqetin, Haqifin, Hasanin, Yllin, Hamdiun e Limanin dhe motrat Mira, Aida e Sulbija, si dhe për gjithë shokët e miqtë e tu të shumtë, kujtimi yt do të mbetet i përjetshëm.
Nuk do të të harrojmë kurrë.
Do të na mungosh sa të kemi jetë
U prehtë shpirti yt në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu.
Pusho i qetë atje ku je.
I përjetshëm kujtimi juaj.
Parajsa qoftë vendbanimi yt i përjetshëm!








Comments